Apeli nuk dorëzon vendimin e shkarkimit në KLP, ende pezull vendi bosh i Sevdarit

Apeli nuk dorëzon vendimin e shkarkimit në KLP, ende pezull vendi bosh i Sevdarit

Mbledhja e KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur vakancën për vendin e Prokurores Antoneta Sevdari e cila u shkarkua nga detyra nga Kolegji i Posaçëm Apelimit. Në vendimin e firmosur nga kryeprokurorja Arta Marku, anëtari i ri do të plotësojë vendin e mbetur vakant pas shkarkimit të Sevdarit, deri ne mbarimin e mandatit të saj.

Ndërkohë në mbledhjen e sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me shumicë votash që në mbledhjen e ardhshme të shprehet për shkarkimin nga detyra të Antoneta Sevdarit, për shkak se mungon vendimi zyrtar i KPA-së i cili nuk ka mbërritur ende në rrugë zyrtare pranë KLP.

Vendimi për shkarkimin e Sevadrit erdhi për shkak se kjo e fundit kishte probleme me pasurine e bashkëshortit.

Antoneta Sevdari

Dy ditë më parë ajo i dërgoi një letër të hapur ndërkombëtarëve dhe gjithë aktorëve politikë në vend, nga presidenti, kryeministri, kryeprokurorja e ministrja e drejtësisë, ku kërkonte të investigohej vendimi për shkarkimin e saj, vendim të cilin ajo e quan të padrejtë.

Pas shkarkimit të Sevdarit, KLP mbeti me dhjetë anëtarë.

Shpallja e vakancës pë vendin bosh në KLP

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës