U shkarkua nga 104 deputetë, Meta ironi me Kuvendin: Gati të realizojmë takimin e 10 majit! Presion Kushtetueses: Në zyrë deri në 2022! Mesazh opozitës: Faqezinj që më nxorën në pritë (VIDEO)

Dy ditë pasi Kuvendi votoi raportin e Komisionit Hetimor për ta shkarkuar nga detyra, presidenti Ilir Meta ka dhënë përgjigjie përmes një konferencë për shtyp duke e konsideruar vendimin si një veprim të maxhorancës për të larguar vëmendjen nga krimet zgjedhore të zgjedhjeve të 25 prillit.

Meta tha se nuk ka asnjë shqetësim nga akti "antikushtetues i Kuvendit", ndërsa e quajti vendimin një “shfaqje për të tërhequr vëmendjen nga hetimi i krimeve zgjedhore dhe për të spostuar vëmendjen te fajtorët që nuk ekzistojnë”. 

I pyetur se çfarë do të bëjë nëse nga Gjykata Kushtetuese merr vendimin për ta shkarkuar nga detyra, presidenti Meta iu shmang përgjigjes së drejtpërdrejtë duke thënë se do të jetë në zyrë deri në vitin 2022. Presidenti shtoi se pret me shumë qetësi e durim përfundimin e procesit të ankimimeve për 25 prillit, që të bashkëpunojë me shumicën e re dhe opozitën e re.

Sipas presidentit të gjithë e dinë kush e nxiti dhunën që prodhoi një viktimë në Elbasan (Pjerin Xhuvanin) dhe disa incidente në prag të procesit zgjedhor. Ndalur tek procesi i integrimit në BE, Meta tha se aktualisht Shqipëria mund të jetë e penalizuar nga përplasja që Maqedonia e Veriut me Bullgarinë duke e paralelizuar këtë me përgjigjen e kaluar që sipas tij lidhej me faktin që në vendin tonë u zhvilluan zgjedhjet me një parti.

Ndalur tek Urdhri Ekzekutiv i Joe Biden që përfshin edhe vendin tonë për t'u bllokuar pasurinë në SHBA zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të korruptuar, kreu i shtetit tha se mbështet çdo iniciativë në këtë drejtim, duke theksuar se lufta ndaj korrupsionit duhet të jetë e të gjithëve.

Dy ditë më parë, me 104 vota pro Kuvendi miratoi raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta për shkelje të rënda kushtetuese. Në seancën e 9 qershorit morën pjesë në total 114 deputetë ndërsa 7 mungonin. Nga këto, 104 votuan pro shkarkimit të Metës, 7 votuan kundër si edhe 3 abstenuan. Kjo ishte nisma e dytë përmes një komisioni të dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra. 

Shkarkimin e presidentit Meta, Partia Socialiste e ka konsideruar si një nevojë për të "çliruar Presidencën nga një pengmarrje". Kjo kërkesë sipas mazhorancës nuk ka ardhur me qëllim që kjo e fundit të caktojë në krye të presidencës një emër nga radhës e saj. Madje ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, që ka thënë se emri i ri i Presidentit do të bëhet në bashkëpunim me opozitën.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:40
Meta, presion Gjykatës Kushtetuese: Do të jem këtu deri më 24 korrik 2022

 

 

I pyetur nga gazetarët se ccfarë do të bëjë nëse nga Gjykata Kushtetuese vjen një vendim që e shkarkon nga detyra, Presidenti Meta iu shmang përgjigjes së drejtpërdrejtë duke thënë se do të jetë në zyrë deri nw vitin 2022.

"Këtu do të jemi deri më 24 korrik të vitit të ardhshëm. Do të jemi këtu në mënyrë të vazhdueshme. Pastaj me fillimin e sezonit të ri", tha Meta.

Ora 13:34
Urdhri i Biden për bllokimin e pasurive të zyrtarëve e ish-zyrtarëve të korruptuar, Meta: E përshëndes, lufta kundër korrupsionit, të jetë prioritet i të gjithëve

 

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur urdhrin Ekzekutiv të Presidentit të SHBA, Joe Biden për të futur Shqipërinë në listën e vendeve që u bllokohet pasuria në SHBA zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të korruptuar që janë  futur në listën e zezë. Në konferencën për shtyp, Meta u shpreh se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë prioritet i të gjithëve.

"E përshëndes si vendim, Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë prioritet i të gjithëve", tha ai.

Ora 13:33
Meta: Deputetët morën para të votuar pro shkarkimit tim! Faqe e zezë ata që më nxorrën në pritë, pres të bashkëpunoj me shumicën dhe opozitën e re

Presidenti Ilir Meta thotë se deputetët që kanë votuar pro shkarkimit të tij kanë marrë lekë. Duke akuzaur opozitën se e nxorrën në pritë me djegien e mandave, ka theksuar se do të bashkëpunojë me shumicën dhe me opozitën e re pas shtatorit.

“Spo japim shfaqje se çfarë shtë deklaruar kundër presidentit por është e qartë se të gjitha shqetësimet e presidentit u verifikuan.Do ishte mirë të kishim pasur zgjedhje model, por e dimë shumë mirë të gjithë ata që duan ta dinë, se presidenti ka bërë çdo përpjekje për të parandaluar degradimin e standardit të zgjedhjeve. Shkarkimi akt dëshpërues i parlamentit të shkarkuar. Pres me shumë qetësi dhe durim procesin e ankimeve. Bashkëpunojmë dhe me opozitën e re në respekt të kushtetutës.

Nuk kam asnjë shqetësim nga akti antikushtetues i parlamentit njëpartiak. Unë pres me shumë qetësi e durim përfundimin e ankimimeve dhe të bashkëpunoj me shumicën e re, me opozitën e re, ne Parlamentin e ri, në respekt të Kushtetutës, për rivendosjen e llogaridhënies në të gjitha nivelet. Janë të gjitha mundësitë që kjo të vijojë në Kuvendin e ri.

Ky kuvend është turpi i të gjithë atyre që e krijuan bashkë. 2 vjet e ca ai kuvend një nga faqet më të errëta.  Faqen e zezë të gjithë ata që e kanë bërë atë, dhe që nxorrën prite edhe presidentin e republikës sepse e lanë pa asnjë mbrojtje institucionale republikën.

Ka shumë arsye ku kuvend që i ku që të votojë në atë mënyrë. Presidenti ndaloi në 8 qershor një gjakderdhje të programuar që do shërbente për të shpallur opozitën organizatë terroriste. Është normale që ky parlament, e pranoi sa euro kanë marrë  për të shkarkuar presidentin. Kam patur shumë arsye për të bërë këtë shkarkesë mbllefi ndaj presidentit sepse ka penguar me vendosmëri në respket të kushtetutës çdo veprim për të cënuar sovraninetin e republikës dhe trajtimin e vendit si plaçkë tregu. Kanë shumë të drejtë pasi u mësuan keq me deputetë kartonngritësa.

Të gjithë e dimë se kush e nxiti dhunën në Kavajë, drejtorët e kujt ishin ata që shkaktuan gjakderdhje në zyrën e PD. Të gjithë e dinë se kush e nxiti dhunën në Elbasan kush i  zvarriti dosjet dhe kush planifikonte ta shtrinte dhunën në të gjithë vendin. Sa i përket përpjekjeve të presidentit gjatë kësaj kohe dhe dëshirës së çelejs së negociatave. Na vjen keq që ka dalë problemi mes maqedonisë dhe bullgarisë, por e mbani mend se kur Maqedonia ishte gatine donim zgjedhje. Atëherë vuante bullgaria prej nesh dhe tani vuajmë të gjithë bashkë. Integrim europian ska qenë në interes të Ramës”, tha Meta.

Ora 13:21
Shkarkimi, Meta ironi me vendimin e Kuvendit: Jam gati për takimin e 10 majit

 

Në një konferencë për shtyp, Presidenti Ilir Meta ka ironizuar vendimin e Kuvendit për ta shkarkuar atë, duke thënë se është i  'gatshëm për takimin e 10 majit', duke nënkuptuar se procedura e ndjekur nuk ishte sipas rregullores, pasi pretendimet e Metës nuk u dëgjuan.

"Duhet të jemi të kënaqur që po kalojmë nga epoka e para 25 prillit e parlamentit monist, në një epokë të pluralizmit politik parlamentar, pavarësisht se zgjedhjet ende nuk kanë përfunduar dhe duhet ët jemi të duruar deri sa të përfundojnë proceset e animimit. Lidhur me shfaqjen më të fundit të parlamentit monist, ju e dini që jemi përpjekur të qëndrojmë larg sepse ka qenë shfaqje për të hequr vëmendjen nga hetimi i krimeve zgjedhore dhe për të spostuar vëmendjen te fajtorë që nuk ekzistojnë. Theksoj gatishmërinë time për të takuar iniciatorët e kësaj shfaqje brenda afatit ligjor që ishte data 10 maj dhe për të cilën i lajmërova dhe ata e refuzuan sepse kërkonin që Presidenti të spostonte axhendën", tha Meta

Kujtojmë se Meta refuzoi ftesën e Komisionit Hetimor ku u shqyrtua  kërkesa e deputetëve të PS për shkarkimin e tij, me pretendimin se kishte  një agjendë të paracaktuar, duke propozuar datën 10 maj si ditën më të përshtatshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/06/2021 03:53

    Me qe i didke kush i shkaktoi ngjarjet ne Kavaje e Elbasan,po ata qe i kapi Xhelal Mziu mat,i di per cilen parti po benin <<fushate>> ??

    Përgjigju
  • O tej: 11/06/2021 15:29

    Metmuti hajduti.

    Përgjigju
  • artan: 11/06/2021 14:12

    keni korrektues teksti ju te Shqiptarja.com ?

    Përgjigju
  • Mondi: 11/06/2021 13:40

    Shkerdhata e tij iqir meta eshte mesuar qe edhe kur e zene me presh ne dore thote nuk eshte ashtu sic duket. Kete rradhe eshte zene me presh ne bythe ska cfare te thote sepse faktin e ka brenda

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës