U shkarkua nga posti që mbante, gjenerali rus gjendet i vdekur në shtëpinë e tij! Dyshohet se është vetëvrarë

U shkarkua nga posti që mbante, gjenerali rus gjendet i vdekur në shtëpinë e tij! Dyshohet se është vetëvrarë

Gjenerali rus Vladimir Makarov, i shkarkuar së fundmi nga një post në Ministrinë e Brendshme, dyshohet se kreu vetëvrasje në shtëpinë e tij në afërsi të Moskës, ku u gjet sot trupi i tij i pajetë. 

Deri në janar ai kishte qenë nënkryetar i departamentit për luftimin e “ekstremizmit”. 

Sipas agjencisë Tass dhe gazetës Moskovsky Komsomolets, kufoma u gjet në shtëpinë e fshatit Golikovo (Rajoni i Moskës). Të dhënat e para, tregojnë se bëhet fjalë për një vetëvrasje dhe në shtëpi janë gjetur armë zjarri. Qendra e Ministrisë së Jashtme, ku Makarov ishte nënkryetar, u krijua në 2008, me qëllim të ndjekjes penale të protestuesve antiqeveritar.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Hakerat rusë sulmojnë faqet online të NATO-s! Kadyrov: Jemi gati për të pushtuar Kievin


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës