Muçi nuk largohet, Meta: Rishiko vendimin! Pres nga Kushtetuesja të rishpallë vakancën për aplikim

Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur në një takim kokë më kokë Besnik Muçin ku i ka kërkuar që të vlerësojë mundësinë e rishikimit për qëndrimin e tij më të fundit për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shprehej me vendim për të deklaruar përfundimin e mandatit të tij si gjyqtar kushtetues. Presidenti Meta ndërkohë është shprehur se është në pritje të njoftimit nga Gjykata Kushtetuese për të rishpallur menjëherë këtë vakancë për aplikim.

Dje, Besnik Muçi, u shkarkua nga detyra si prokuror nga KPA, për shkak se nuk justifikonte dot pasurinë, por ai deklaroi se nuk do ta njohë shkarkimin dhe se do të vijojë punën si anëtar i emëruar nga Meta në Gjykatën Kushtetuese.  

Ndërkohë mëngjesin e sotëm Muçi shkoi në Gjykatën Kushtetuese duke shkelur kështu vendimin që u dha për të nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit për ta shkarkuar nga detyra. Sipas pretendimeve të Muçit, KPA nuk mund të vendos për të pasi që nga betimi që bëri para Metës si anëtar i Kushtetueses, atij i ka përfunduar mandati si prokuror dhe kështu ai nuk mund të shkarkohet nga KPA.

Sot Besnik Muçi iu drejtua kërkesë Kushtetueses duke thënë se do të qëndrojë në detyrë si anëtar deri sa ata të dalin në një vendim përfundimtar.

Ndërkohë në fund të deklaratës së Presidencës thuhet se Muçi e garantoi Metën se do të mirëkuptojë çdo veprim të mëtejshëm të Gjykatës Kushtetuese dhe Presidentit të Republikës, për të vijuar procesin midis tyre në lidhje me plotësimin  e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Njoftimi i plote i Presidences:

Presidenti i Republikës SH.T.Z Ilir Meta priti sot në një takim z.Besnik Muçi.

Presidenti Meta, e falenderoi z.Muçi që pranoi të ushtronte detyrën e Gjyqtarit të Gjykatësit Kushtetues, si kandidatura e parë e përzgjedhur nga Presidenti i Republikës.

Presidenti Meta i kërkoi zotit Muçi që të vlerësonte mundësinë që të rishikonte qëndrimin e tij më të fundit për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shprehej me vendim për të deklaruar përfundimin e mandatit të tij si gjyqtar kushtetues.

Z.Muçi i deklaroi Presidentit Meta se, procesi i rivlerësimit kalimtar i kryer në Kolegjin e Posacëm të Apelimit ka qenë tepër diskriminues edhe për faktin e qëndrimeve të tij si gjyqtar kushtetues.

Z.Muçi i shprehu Presidentit Meta se nuk është politikan, por një jurist dhe duhet të veprojë si i tillë deri në fund për të kërkuar të drejtat e tij pranë çdo gjykate ndërkombëtare, vendimi i së cilës ka juridiksion ndaj Republikës së Shqipërisë.

Megjithatë zoti Muçi e garantoi Presidentin Meta se do të mirëkuptojë çdo veprim të mëtejshëm të Gjykatës Kushtetuese dhe Presidentit të Republikës, për të vijuar procesin midis tyre në lidhje me plotësimin  e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti Meta ndërkohë është në pritje të njoftimit nga Gjykata Kushtetuese për të rishpallur mënjehërë këtë vakancë për aplikim.

Presidenti Meta bën publik edhe faktin se ka vendosur që shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, do të realizohet nga Institucioni i Presidentit të Republikës në datë 5 dhjetor 2019 dhe pas fillimit të funksionimit të KED-së së re, do ta ndjekë me shumë rigorozitet gjithë veprimtarinë e saj, për të mos lejuar më asnjë devijim nga parimet dhe dispozitat kushtetuese dhe të ligjit për të mbrojtur integritetin e mëtejshëm të gjithë procesit për ngritjen dhe funksionimit e plotë të Gjykatës Kushtetuese.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BESNIK MUTI: 22/11/2019 13:38

    Nuk e justifikon dot pasurin besnik muti po mund tja japi likes pasurin dhe e justifikon likja me bllok në dor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024