Besnik Muçi nuk pyet për shkarkimin nga Vetting-u, paraqitet në Gjykatën Kushtetuese (VIDEO)

Edhe pse dje u shkarkua nga Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për probleme me pasurinë, Besnik Muçi duket se ka shpërfillur këtë vendim të Vettingut dhe është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Gjykatës Kushtetuese si anëtar i emëruar nga Presidenti Meta.

Ashtu siç paralajmëroi një ditë më parë, Besnik Muçi duket se nuk e ka marrë parasysh vendimin e KPA për shkarkimin nga detyra për shkak se sipas tij, që ditën kur u emëruar nga presidenti Meta si anëtar i Kushtetueses e ka humbur statusin e Prokurorit dhe kështu KPA nuk mund që të marrë vendime për të. Pas vendimit të dhënë nga KPA, Muçi hodhi akuza edhe ndaj kreut të KLP-së Gent Ibrahimi duke thënë se ka bërë veprime kriminale duke mos njoftuar përfundimin e statusit si prokuror.

“Kur u betova e humba statusin e prokurorit dhe këtu kolegji i posaçëm nuk ka pasur kompetencë për të vijuar shqyrtimin. Vendimi i Kolegjit nuk afekton funksionin tim të anëtarit të Kushtetueses. Nuk mund ti shtrijë kompetencat mbi anëtarët e Kushtetueses”. tha Muçi dje.

Po çfarë efektesh ka vendimi i Kolegjit të Apelimit, a mund të hyjë më Besnik Muçi në Gjykatën Kushtetuese dhe çfarë ndodh nëse ai nuk e njeh respekton këtë vendim? 

Sipas pikës 3 e nenit 66 të ligjit të Vetingu parashikon që “vendimi i Kolegjit të Apelimit, që vendos shkarkimin nga detyra, ka efekt të menjëhershëm ex lege”. Pra, vendimi i Kolegjit është i formës së prerë, që do të thotë se Besnik Muçi nuk mund të shkelë në Gjykatën Kushtetuese.

Pra me veprimin që Muçi bëri sot, duke u paraqitur në Gjykatën Kushtetuese, ka bërë një vepër penale të përvetësimit të detyrës shtetërore. Neni 246 i Kodit Penal parashikon që “Përvetësimi i një titulli apo detyre shtetërore i shoqëruar me kryerjen e veprimeve që i takojnë mbajtësit të titullit apo të detyrës, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kur vepra kryhet me qëllim fitimi apo ka prekur lirinë, dinjitetin apo të drejta të tjera themelore të shtetasit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.”

Besnik Muçi ka humbur statusin e magjistratit, dhe nëse vijon të ushtrojë detyrë, kjo detyrë do të ishte në kundërshtim me disa kritere të parashikuara në ligj, që duhet të plotësojë anëtari i Gjykatës Kushtetuese. Në rastin konkret, Muçi është shkarkuar nga detyra me një vendim të formës së prerë si dhe nuk e ka kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë, pasi pikërisht për këtë arsye është shkarkuar.

Besnik Muçi u dekretua më 16 tetor, si anëtari i parë i dalë nga Presidenca për Gjykatën Kushtetuese. Tashmë Gjykata Kushtetuese është futur në një ngërç të ri, pasi atij të krijuar nga Presidenti Meta me dekretimin e Marsida Xhaferllari në një kohë kur për të njëjtën vakancë në Kushtetuese ishte emëruar nga KED, Arta Vorpsin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 22/11/2019 11:53

    Mund të jesh i koruptuar si prokuror , por kur bëhesh antar i Gjykatës Kushtetuese , të lahen mëkatet dhe bëhesh i pastër . Në fund të fundit parat i ke bër si prokuror jo si gjyqtar.

    Përgjigju
  • redi: 22/11/2019 11:30

    Veprimi i Mucit per te mos pranuar vendimin e KPA ,eshte i denueshem jo vetem administrativisht por dhe penalisht.Ai duhet te mos rendoj veten dhe te zbatoj vendimin e formes se prere te KPA.Me kete rast ai provokon drejtesine shqiptare, duke e cuar deri ne largimin me force nga zyra ,qe nuk eshte i deshirueshem Mos valle ai po behet pjestar i lojes se presidentit Meta ? Le te shohim cfar do ndodh, por dekretimi i tij pa mbaruar vetingu eshte shume i rende

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër