Një ditë pas ndalimit të tij nga policia, ish-deputeti Kastriot Islami e ka konsideruar një akt banditesk dhe të urdhëruar.

Me anë të një postimi në Facebook, ai thotë se nuk duhej të ishte ndaluar pasi është një figurë publike.

Ndërkohë lidhur me shoqërimin e tij ka reaguar dhe Presidenti Meta. Ai shkruan se ndalimi i Kastriot Islamit ishte një akt të turpshëm dhe provokativ, që ndodhi ndaj tij për hakmarrje politike dhe personale.

“Solidaritet të plotë me Profesor Kastriot Islamin dhe ndjesë për këtë akt të turpshëm dhe provokativ, që ndodhi ndaj tij për hakmarrje politike dhe personale.”– shkruan Meta në facebook.

Kujtojmë që vetëm disa ditë më parë, Presidenti ka publikuar një foto me Kastriotin teksa bënin ecje nga parku Artificial i Liqenit.

Postimi i plotë i Kastriot Islamit:

Veprim i urdheruar, i porositur apo i parafabrikuar!
Perndryshe grabitje e personit publik dhe akt bandistesk! Jo thjesht kunder meje se une as trembem dhe as stepem madje motivohem me shume! Jam plotesisht dakord! Madje do te shtoja edhe me shume nga cfare shkruan miku im me poshte qe me siguri nuk eshte ne dijeni te plote te te gjithe ngjarjes se turpshme dhe barbare...! Kete qe shkruan me poshte miku im e vertetova dje katerciperisht, jo se nuk e dija apo nuk e mendoja...! Po vendos ne faqen tim komentet e mikut tim, njeriut te arsimuar ne perendim, dhe qe ka sherbyer me dinjitet te larte, atdhedashuri e profesionalizem ne poste kyce te shtetit: "Cfare paturpesie dhe gjysem-banditizmi...!

Ndalimi, Izolimi dhe perdorimi i forces ne Komisariat policie kunder ish-Kryetarit te Kuvendit, ish-Ministrit te Jashtem te Shqiperise, profesorit te Sorbones se Parisit dhe figures politike dhe publike nder me te njohura ne Shqiperi - pa shkak, pa shkas e preteks qofte edhe formal, por, puro per provokim dhe intimidim te shenjestruar politik...! Cfare turpi...!!! Edhe shteterore - jo vetem policore...!!!" Kaq... me shume do te shkruaj ne vijim...

P.S: Jam me i angazhuar dhe me i vendosur se me pare per te vazhduar betejen kunder se keqes... Kjo qe ka ndodhur jo vetem nuk me step apo ligeshton por me ka dhene me shume force e energji per te bere betejen me te keqen e madhe qe ka kapur per fyti vendin dhe shqiptaret! KAQ per kete rradhe!