Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ka uruar klubin e Tiranës për fitimin e titullit kampion në këtë sezon. Në letrën e dërguar përmes FSHF Infantino thotë se ky objektiv u realizua falë punës së palodhur, pasionit dhe përkushtimit.
“Me shumë kënaqësi uroj KF Tirana për kurorëzimin si kampione e Shqipërisë për edicionin 2021/22.
Ky titull nuk mund të arrihej pa punën e palodhur, pasionin dhe përkushtimin e të gjithë ekipit dhe çdokush në klub duhet të ndihet shumë krenar. Lutem, dërgoni urimet e mia çdokujt që ka qenë i përfshirë në këtë arritje të madhe.
Në emër të të gjithë komunitetit të futbollit, gjej rastin t’ju falënderoj juve dhe Federatën tuaj për kontributin tuaj në zhvillimin dhe prosperitetin e futbollit në Shqipëri dhe Europë.
Pres të shihemi së shpejti,
Juaji sinqerisht,