U shpall kampione Europe në Atletikë, Luiza Gega shpërblehet me 10 milionë lekë nga qeveria

U shpall kampione Europe në Atletikë, Luiza Gega shpërblehet me 10 milionë lekë nga qeveria

Luiza Gega

TIRANË- Kampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega do të shpërblehet me 10 milionë lekë nga qeveria. Ky shpërblim i akordohet sipas vendimit të qeverisë, që parashikon se për sportistët që shënojnë rekord europian shpërblehen me shumën 6 milionë lekë.

Ndërkohë, për ata që fitojnë vendin e parë në kamionatin europian shumë që u akordohet është 4 milionë lekë.

Në këtë rast Luiza Gega, e cila është edhe kampionia e parë europiane e atletikës në fanellën kuqezi do të marrë të dyja shpërblimet, pasi është shpallur kampione europe dhe ka thyer rekordin europian.

Atletja shqiptare Luiza Gega u shpall mbrëmjen e së shtunës kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në Mynih të Gjermanisë. Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. Gega vendosi edhe rekord europian të përmirësuar me pothuajse 6 sekonda.

Vendimi i Qeverisë
 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Asllan: 23/08/2022 19:34

    Nuk ka thyer rekord europian,por rekord te kampionateve europiane! Eshte nje diference jo e vogel!

    Përgjigju
  • Sportisti: 23/08/2022 15:14

    Mos ja tatoni shperblimin sic e beni gjithmone, Se ju mire qe si jepni , dhe i zvarrisni neper gjykata E federata qe ti nxirrni qumshin e nenes, Por ju dhe kur ja jepni ja tatoni me 20-30 % Plus ca ja merr dhe profesori e masazhatori sportit Dhe ca sekseri qe i thote kam fole une me qeverine. Dhe ne fund 1 milion merr kampioni qe ka lene shpirtin Gjithe jeten per kte cmim .. Mos i prekni sportistat o plera por vlersojini se jane aset Me kto po nderoheni ju, jo me krimin e trafiqet.

    Përgjigju
    • Qytetari: 24/08/2022 10:53

      Sportisti, informohu më mirë përpara se të komentosh e të mos nxjerrësh vetëm.... nga mendja dhe goja. Shpërblimi për sportistin është i ndarë nga shpërblimi për trajnerin e tij (40% sa shpërblimi i sportistit) dhe ato nuk tatohen (me ligj).

    • Qytetar: 24/08/2022 10:50

      Shpërblimet për sportistët dhe artistët që jepen nga shteti, për rezultatet e larta të tyre, janë përjashtuar me ligj nga tatimi mbi të ardhurat, pra shpërblimi për Luizën i kalon asaj 100%. Po kështu dhe trajnerit të Luizës.

    • Zero-Zero-Supa: 23/08/2022 15:41

      Bravo! E kryeve misionin propagandistik! Kocken t’a dergoj menjehere.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?