Biznesmeni Ilir Shtufi është arrestuar në Greqi disa orë pasi SPAK e shpalli në kërkim ditën e sotme, si anëtar i një prej dy grupeve kriminale që u çmontuan nga Prokuroria e Posaçme.
Ndërtuesi i gradaçelave, Ilir Shtufi, njihet edhe si lidhje e afërt e Shkëlzen Berishës. djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai është ndërtues i disa kullave në Tiranë, mes tyre gradaçelës që do të quhet “Mali i Tiranës”, e cila pritet të jetë 65 kate, 58 kate lart e 7 kate nën tokë e 185 m e lartë.
Lajmi kryesor:
Goditen 2 grupet që trafikuan 6.7 tonë kokainë nga Amerika Latine, SPAK lëshon 20 masa sigurie! Ilir Shtufi kapet në Greqi, në pranga edhe Sota, në kërkim Artur Shehu! Sekuestrohen 18 vila e 336 llogari bankare (EMRAT)







