Njeriu më i pasur në botë ka njoftuar se do të divorcohet nga gruaja e tij. “TMZ” shkruan se Jeff Bezos e ka dhënë këtë lajm me anë të një njoftimi në rrjetet sociale. Bezos dhe MacKenzie patën një martesë 25-vjeçare.
“Ndjehemi jashtëzakonisht me fat që kemi njohur njëri tjetrin dhe jemi mirënjohës për vitet që kemi kaluar së bashku,”- është shprehur për mediat shefi i Amazon.
54-vjeçari dhe McKenzie kanë 4 fëmijë dhe pasuria e tyre do të ndahet në vlerat 50 me 50. Dyshja kanë në total 400,000 hektarë prona. Kreu i “Amazon” u shpall nga revista “Forbes” si njeriu më i pasur në botë në muajin korrik të vitit 2018, duke tejkaluar kështu edhe Bill Gates, me një vlerë pasurie prej 112 miliardë dollarë.