Pas shpëtimit nga helikopteri i Forcës Ajrore, flet për Report Tv, njëri nga 8 mësuesit e bllokuar në Dukagjin. Kol Vladaj, mësues, ka thënë se pavarësisht transportimit të tyre me helikopter, banorët ende janë në rrezik dhe se duhet angazhim për t’i furnizuar me ushqime.
Ne ishim në situatë të vështirë. Ne ishim të izoluar. Makina ka 3-4 ditë që nuk kalon se rruga ka qenë e bllokuar. Falenderoj ministrinë e Mbrojtjes, prefekturën dhe qeverinë për angazhimin. Ishim vërtetë në rrezik. Kushtet janë të vështira, banorët janë të bllokuar, duhet angazhim për ta sepse kanë nevoja ushqimore.
Kol Vladaj, mësues
8 mësuesit u bllokuan 5 ditë më parë në Dukagjin, për shkak të dëborës së rëndë. 4 prej tyre zbritën tek zona e Bregut të Lumit me shpresën për të dalë nga zona e bllokuar, por u desh ndërhyrja e helikopterit për të shpëtuar.
Komente










