Helikopteri i Forcave Ajrore shpëton 15 persona në Dukagjin, mes tyre edhe mësuesit e bllokuar nga dëbora (VIDEO)

Pas apelit në Report Tv, për 8 mësuesit e bllokuar në Dukagjin, ka reaguar ministria e Mbrojtjes që ka nisur një helikopter të Forcave Ajrore që ka bërë shpëtimin e 15 personave në total. Ekuipazhi i Cougar shpëtoi 15 persona në fshatrat Theth e Shalë, mes tyre edhe 8 mësuesit e bllokuar që apeluan për ndihmë në Report Tv.

Ndërkohë që mëngjesin e sotëm, nga ekrani i Report Tv, mësuesi Ndue Leka, i izoluar nga dëbora prej 5 ditësh në Dukagjin apeloi për ndihmë. I izoluar brenda një banesë në Shalë, i vetëm dhe i sëmurë,  Leka kërkoi që helikopteri të kalojë edhe pranë banesës së tij. 

“Ka rënë 1 metër borë, po pres të shoh çdo bëhet. Jam në një banesë i vetëm në Bushalë. Jam i sëmurë nga mushkëritë dhe nuk eci dot. Ushqimin unë e marr për 5 ditë por sot është e shtunë. Të iki deri tek lumi bëj 6 orë me këtë borë me këmbë. Kërkoj që kur të kalojë helikopteri të marrë mësuesit e tjerë tek Bregu i Lumit, të vijë të më marrë edhe mua. Jam në mëshirë të fatit, kërkoj ndihmë. ”-ka thënë Leka.

Dy ditë më parë, Report Tv solli drejtpërdrejt, rastin e 8 mësuesve të bllokuar në një shkollë në Dukagjin. Kol Vladaj, një nga 8 mësuesit e bllokuar në Dukagjin tha se shkolla rrezikonte shembjen dhe se situata mund të përkeqësohe. Mësuesit e bllokuar ndodhen tashmë në helikopter dhe po transportohen drejt Shkodrës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI