TURQI - Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, është kritikuar ashpër nga SHBA-të, Izraeli dhe OKB-ja pasi ka cilësuar Zionizmin, lëvizjen nacionaliste hebre si një "krim kundër njerëzimit".
Gjatë forumit të Aleancës së Qytetërimeve të OKB-së, zhvilluar këtë javë në Vjenë, Erdogan u shpreh se: “me Zionizmin, anti-semitizmin dhe fashizmin, është bërë e pashmangshme, që edhe Islamofobia të shikohet e të vlerësohet si një krim njerëzor”.
Menjëherë kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar duke i quajti komentet e Erdoganit “të errëta e të rreme”.
Ndërsa shefi i Departamentit të Shtetit, John Kerry, në kuadër të një turneu rajonal sot do të vijë në Ankara dhe pritet të ngrejë çështjen me udhëheqësit e Turqisë të premten.
Në SHBA zëdhënësi i Sigurimit të Sigurisë Kombëtare tha se "karakterizimi i Zionizmit si një krim kundër njerëzimit është fyese dhe e gabuar”.
Marrëdhëniet mes Izraelit dhe Turqisë janë përkeqësuar që nga maji i 2010-ës, kur nëntë aktivistë turq ndërruan jetë, kur komandat izraelitë u ngjitën në bordin e anijes “Mavi Marmara”, e cila u përpoq të thyente bllokadën detare të Izraelit në rripin e Gazës.
Redaksia Online
(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com