Pasi mbërriti në spital në Itali mbrëmjen e djeshme, Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë njofton se Arqipeshkvi George Frendo është në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

KISH thotë se mjekët e spitalit të Miuli-t, Bari raportojnë se Imzot Frendo ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe të moderuar.

Sipas njoftimit, George Frendo po i nënshtrohet një terapie të cilës po i përgjigjet pozitivisht.

Ai është dërguar me avion ng Forcat Ajrore të Italisë mbrëmjen e djeshme dhe ndodhej brenda një kapsule.


Lajmi kryesor:

I infektuar me COVID, brenda një kapsule arqipeshkvi George Frendo dërgohet gjatë natës në Itali (VIDEO)