Është vendosur përfundimisht data e ndeshjes El Clasico mes Barcelonës dhe Real Madrid. Kjo sfidë e programuar më 26 tetor u shty për shkak të trazirave në rajonin e Katalonjës, pasi prej disa kohësh vijojnë përplasjet mes qytetarëve dhe policisë.
Me dakordësinë e dy klubeve Liga spanjolle ka njoftuar se kjo ndeshje do të luhet më 18 dhjetor. Më herët ishte përfolur për datat 7 dhjetor, por edhe mesjavën e 4 dhjetorit. Gjithsesi dëshira e klubeve ka qenë ajo që ka bërë diferencën.
Komento