U spiunua nga Meta se donte të arratisej? Personi me inicialet F.T i përmendur në dosje i drejtohet Autoritetit

U spiunua nga Meta se donte të arratisej? Personi me inicialet F.T i përmendur në dosje i drejtohet Autoritetit

Ilir Meta

F.T është personi i cili pretendon se është spiunuar nga Ilir Meta gjatë tentativës për arratisje në kohën e komunizmit, i cili ka kërkuar sot hapjen e dosjes së tij nga Autoriteti i Dosjeve të Ish-Sigurimit. Shtetasi me iniciale F.T, emri i të cilit figuron në disa materiale, ku përmendet ish-presidenti, ka kërkuar që të faktojë nëse ka qenë vërtet Ilir Meta, ai që e ka denoncuar tek autoritetet e kohës.

Report Tv mëson se F.T, jeton në SHBA, ishte shoku i I.M në vitet 90- 91, (ose më herët ’88 – ’89), të cilit i ka treguar planin për t’u arratisur nga Shqipëria. I.M e ka dekonspiruar planin te Sigurimi dhe Sigurimi e ka kapur para arratisjes, dhe i kanë thënë: Ose futu në burg ose bashkëpuno me ne! F.T ka qenë 19 vjeç në atë kohë dhe ka pranuar që të bashkëpunojë dhe sot pas kaq vitesh, ka kërkuar dosjen e vet për të zbuluar se kush e spiunoi! Në këtë dosje, del emri I.M.

Verifikimet për figurën e Ilir Metës nisën në 25 korrik, kur në adresën personale të titullares së institucioni, Gentiana Sula erdhi një e-mail nga një person i paidentifikuar. Personi i panjohur pretendonte se në dosjet të caktuara të sigurimit figuronte emri i kreut të Partisë së Lirisë. Duke i dhënë indicie të qarta se ku të kërkonin, personi pretendonte për zhdukje të disa materialeve. Nga kërkimi rezultoi se Meta figuron në dosje të personave të tjerë se vullnetarisht kishte spiunuar një shok që donte të arratisej.

Report Tv siguroi sot dokumentin ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve që zbulon se Ilir Meta është politikani i lartë i Shtetit që përmendet në dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit. Në dokumentin e ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve të siguruar nga Report Tv thuhet se ish-presidenti Meta rezulton bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit dhe nëse verifikimi i Metës do të bëhej sot certifikata e pastërtisë së tij do të ishte ndryshe. Autoriteti i Dosjeve i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që të verifikohen politikanët që dolën në të pastër në Komisionet në vitet '90. Autoriteti i Dosjeve, me qëllim që situata të tilla të mos përsëriten më, kërkojnë miratimin e propozimit për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bukeshkali: 27/07/2022 17:46

    Pyesni Filip Talo se mos eshte ai shoku i klases viktime e fuksllekut te Ilir Metaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur