U sulmua pasi braktisi Shqipërinë
tenori: Smirëzinj dhe të dëshpërua

U sulmua pasi braktisi Shqipërinë<br />tenori: Smirëzinj dhe të dëshpërua
Tenori shqiptar, Agim Hushi i cili një ditë më parë njoftoi se është larguar nga Shqipëria për në Australi, ka sqaruar pse vendosi të braktisë vendin e tij. 

Në profilin e tij të Facebook, Hushi shkruan se ka mbetur i shtangur nga shpërthimi i qytetarëve në portale, ndërsa sqaron se e do atdheun e tij, por nuk pajtohet me me drejtuesit e shtetit të cilët i konsideron "rracë maskarenjsh". 

"Une atdheun tim e dua dhe do ta dua sa te jete jeta, mbi te gjitha me vepra; perfshi dhe kete postim!

Une atdheun smund ta lidh me nje klase politike qe me ka zhgenjyer cdo dite timen!

Dhe teksa gjej dashurine dhe respektin njerzor ne nje vend te huaj ska se si mos te me vij turp qe i kam bashkekombas kete race maskarenjsh qe kemi mbi krye

Cka ketu tragjike ne kete qendrim?",
shkruan ai. 

Postimi i plotë në Facebook:
Te dashur Miq!
Vertet ngela i shtangur me kete shperthim online dhe menyren se si po lexohet nje zhgenjim njerzor, qytetar dhe te nje personi qe Shqiperine dhe familjen i ka gjerat me te shenjta te tij.

Jam mesuar gjith jeten te jem pre e cmirzinjeve dhe njerezve te parealizuar por sme ka ndodhur kurre qe nje mesazh i qarte qytetar te lexohet me koke poshte dhe ku njerez qe as e kam iden se egzistojne dhe me te cilet sjam pare kurre ne kete jete te futen ne profilin tim dhe me nje gjuhe viktimash te deshperuar shfryjne pezmin e tyre personal, pa llogjike, te verber jo per fajin tim natyrisht! 

Une atdheun tim e dua dhe do ta dua sa te jete jeta, mbi te gjitha me vepra; perfshi dhe kete postim!

Une atdheun smund ta lidh me nje klase politike qe me ka zhgenjyer cdo dite timen!

Dhe teksa gjej dashurine dhe respektin njerzor ne nje vend te huaj ska se si mos te me vij turp qe i kam bashkekombas kete race maskarenjsh qe kemi mbi krye

Cka ketu tragjike ne kete qendrim?

Ju uroj nje fund jave te bukur dhe te lumtur me familjet tuaja!

Juaji
Agim Hushi!

agim hushi
(Postimi i Agim Hushit në Facebook)



Tenori braktis Shqipërinë/Postimi dje në Facebook
Tenori i Njohur Agim Hushi,  është larguar përfundimisht nga Shqipëria. Hushi shprehet se ndihet krenar për një rikthim dinjitoz në qytetin ku dhe fillojnë karriera e tij, në Sydney.

“Më bëtë të më vijë turp nga vetja që jam bashkëkombësi juaj! Më dhemb që ai popull i mire ka marrë pothuaj lehtësinë e një kopeje delesh për tu çuar buzë greminës dhe kujtesa historike i është kthyer në një histeri politike te skajshme dhe pa asgjë që të kujton qytetërimin te cilit i përkasim!”, shkruan tenori.

Faleminderit Australia ime”, shton Hushi në letrën e tij, ku duket sikur i ka dhënë lamtumirën përgjithmonë Shqipërisë.

Postimi
Se fundmi rikthimi ne qytetin tim, atje ku filloi karriera ime; ne Sydney Opera!

Ndihem kaq i lumtur dhe krenar per kete rikthim dinjitoz si qytetar australian!

Pas nje viti qesharak me se fundmi erdha dhe une tek termat serioze te realitetit te nje atdheu te deshtuar, qe eshte kapur per fyti dhe po jep shpirt ne duart e nje kaste kriminele, ku vlere kan vetem hajdutet, maskarenjt, injorantet, baballaret tane te kombit me hundet zbardhur nga kokaina !

Me bete te me vije turp nga vetja qe jam bashkekombasi juaj!

Me dhemb qe ai popull i mire ka marre pothuaj lehtesine e nje kopeje delesh per tu cuar buze gremines dhe kujtesa historike i eshte kthyer ne nje histeri politike te skajshme dhe pa asgje qe te kujton qytetrimin te cilit i perkasim!

Duke lene pas sukseset e medha te nje sheshi qesharak me maje dhe ujra qe rrjedhin si perrenj paiqike te semure dhe tregun e ri po ju prezantoj pamje te botes se lire ku emrin e kryetarit te bashkise se nje qyteti 5 milionesh se din askush dhe ku kryetari i shtetit mbane pergjegjesi edhe per menyne e pensionisteve!

Te nje shteti qe po pergatitet te dergoje se shpejti 4 banoret e pare te perjetshem tokesore ne Mars!

Lamtumire Shqiperi!!

Faleminderit Australia ime!!!


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët