Artistët të cilët ndodheshin te ‘Vila 31’ që sot shërben si qendër arti, gjatë sulmit të militantëve të PD me molotovë, janë shprehur për Report Tv se janë ende të traumatizuar.
Kërkesës për një prononcim zyrtar ata i janë përgjigjur se do të flasin shumë shpejt.
Sot artistët u takuan edhe me kryeministrin Rama, i cili shkoi në godinë për të biseduar me ta. Takimi përfundoi pas 20 minutash.
7 artistë të huaj dhe 3 persona nga stafi gjendeshin brenda vilës në momentin kur militantët e PD shkarkuan arsenalin e molotovëve. Vila u përfshi nga flakët nga kati i parë në të dytin.
Gjatë këtij momenti të paprecedentë, në vilën që sot shërben si qendër kulture, ndodheshin 7 artistë të huaj dhe 3 persona të tjerë që shërbejnë si personel. Vila mori flakë nga kati i parë në atë të dytin ndërsa nga pamjet që sjell Report Tv shihen dëmet e lëna pas, xhama të thyer e objekte të dëmtuara.
Në rezidencë, e cila sot ka marrë emrin ArtExplora, artistë nga e gjithë bota jetojnë e punojnë. Ata ndryshohen çdo 3 muaj. Ndërkohë në fjalën e tij, Berisha u hoq sikur nuk ia kishte idenë për ekzistencën e tyre në qendër.
“Ç’punë kanë të huajt aty? Kush tha, me asgjë në botë Rama nuk retushon dot figurën e Hitlerit shqiptar", tha Berisha.
Megjithatë, sot policia ka arrestuar 4 militantë dhe ka çuar në SPAK Klevis Balliun për organizim dhe pjesëmarrje në manifestime të paligjshme.
Komente











Rama pati kohe te vizitonte e te takohej me artistet qe na qenkeshin traumatizuar ne darke nga idiotet e Berishes,pas nje paraditeje qe kaluan duke u shungulluar nen Diell neper shezlonget vendosur ne kopshtin e viles(sic i tregonin fotot e postuara prej tyre),por nuk pati asnjehere kohe te vizitonte shqiptaret qe u dogjen e u perveluan veren e kaluar nga zjarret,vlonjatet qe mbeten disa dite pa uje kete vit,apo banoret e zones Prrenjas-Librazhd qe keto dite po detyrohen te ecin maleve e kodrave nga shembja e rruges,sidomos ata te shkretet me dialize! Po keta shqiptare nuk jane te traumatizuar si ata artistet /ne pension/,apo artistet i ka bere nena,e shqipot i ka bere njerka??!!
PërgjigjuAi ishte dhe synimi i Bishe Mallkimit tone, pikerisht hedhja ne ere e integrimit te Shqiperise ne BE. Mos harroni se ai eshte pinjoll i Karaxhiçeve.
PërgjigjuAnbasada Franceze me te drejten e saj na pergjigjet dhe duhet te gjithe si popull te kekojm falje.Njekihesisht ambasada ne fjal duhet te beje nje propozim ne komisionin evropian per te ndryshuar ambasadorin e Evropes ne Tirane zotin Gonzato qe kaq kohe qe e njef mire situaten dhe nuk njofton dhe reagon.Si mundet te ulesh ne tavolin me nje kriminel si Gazmend Bardhi ai e udhehoqi turmen ai ka bere krim ne Elbasan dhe drejtesia ne Shqiperi nuk e heton ,perse nuk e kerkon sic kerkojn per Ballukun?? Ju interesojn vetem leket po ne si popull duam paqe qetesi nuk duam luft nuk duam djegie!!
Përgjigju