U tall me priftërinjtë, Qeveria kërkon 
të merren masa për imamin Kalaja

U tall me priftërinjtë, Qeveria kërkon <br />të merren masa për imamin Kalaja
Një video e publikuar në rrjetin social Facebook ku duken dy futbollistët e kombëtares, Andi Lila dhe Armando Sadiku, duke vënë në lojë priftërinjtë grek në prani të imamit të xhamisë të “Rrugës së Kavajës”, Ahmed Kalaja, mesa duket do t'i kushtojë shtrenjtë këtij të fundit. 

Komuniteti Shtetëror i Kulteve i ka kërkuar Komunitetit Mysliman shqiptar të marrë masa ndaj imamit të Xhamisë te Rruga e Kavajës, Ahmed Kalaja.

Ky fakt konfirmohet nga burime pranë Komunitetit Mysliman Shqiptar, të cilët bëjnë me dije se kërkesa ka ardhur me shkrim dhe për pritet që të merret një vendim në ditët pasardhëse. 

kalaja

Në videon e publikuar në rrjetet sociale duket imami Ahmed Kalaja, që nxit dy lojtarët të tregojnë histori gazmore me priftërinj, gjatë kohës që Lila dhe Sadiku luanin në Greqi. 

Më herët imami Ahmed Kalaja ka kërkuar falje për veprimin e tij, ndërkohë të njëjtën gje ka bërë edhe futbollisti Andi Lila, i cini nga ana e tij u kryqëzua edhe nga mediat greke.

Reagon Komuniteti Mysliman: Do e trajtojmë me seriozitet 
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dënuar videon e dy futbollistëve shqiptarë, Andi Lila dhe Armando Sadiku dhe imamit të Xhamisë te Rruga e Kavajës, të cilët tallnin një prift ortodoks.

Duke dënuar rastin në fjalë, KMSH sqaron se do ta trajtojë atë me seriozitetin maksimal në mënyrë që të mos përsëritet në të ardhmen. 

"Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, si një institucion i promovimit të vlerave të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare, ka ndjekur me shqetësim publikimin e ndodhur disa ditë më parë, ku gjatë një bashkëbisedimi jo të kujdesshëm të shfaqur në mediat sociale midis dy futbollistëve të kombëtares dhe një imami, u la vend për keqkuptim dhe lëndim të ndjenjave dhe besimeve të tjera fetare.

Rastin në fjalë e dënojmë dhe do trajtohet me seriozitetin maksimal nga Kryesia e Komunitetit Mysliman me synim që raste të tilla të mos përsëriten.

Duke vlerësuar bashkëpunimin e frytshëm dhe korrekt me Komitetin Shtetëror të Kulteve, sqarojmë opinionin publik se bashkëndajmë shqetësimin e këtij institucioni, shprehur edhe me shkresën e fundit, në lidhje me ruajtjen dhe moscënimin e traditës së shquar të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare, vlerë e vyer kjo e trashëguar ndër vite"
, thuhet në reagimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë .

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

'Mirror': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar me plazhet më të bukura në Evropë

'Mirror': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar me plazhet më të bukura në Evropë