U tërhoq nga gara për kandidat për degën e Kukësit, Elezi: ‘Rithemelimi’ shtoi në listën e zgjedhjeve 200 emra të rinj pa verifikim! Gara brenda PD-së duhet të ishte e ndershme

Kandidati për kryetar në degën e Kukësit në zgjedhjet që po zhvillon Komisioni i Rithemelimit, Irel Elezi, thotë se ai nuk pranoi që të futej në garë, pasi vuri re se procesi po manipulohej. Elezi i ftuar në Report Tv në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, ku tha se 200 anëtarë të rinj u shtuan në lista, ndërkohë që u larguan anëtarë të vjetër. Sipas tij nuk kishte asnjë mundësi që të bëhej verifikimi i anëtarëve të rinj, duke konostatuar në këtë mënyrë manipulimin në listat e anëtarëve.

‘Tërheqja nuk ka qenë në momentet e fundit, por para se të fillonte gara. Gjatë organizimit të procesit të votimit komisioni i Rithemelimit dhe të deleguarit në Tiranë u kam thënë se janë shtuar 200 emra në listë dhe kishte largime të anëtarëve të vjetër. Unë kam kërkuar diçka proceduriale të konstatoj se si janë shtuar 200 emrat e rinj të tjerë në listë, nuk ka asnjë formular, sesi janë regjistruar. Unë konsideroj si gur themeli, kanë pasur detyrim të krijojnë regjistrin e anëtarësisë nëpër degë. Do të thotë se mund të shtosh 200 emra dhe unë nuk kam se ku ta verifikoj, është e njëanshme lista. Janë larguar një pjesë që kanë qenë anëtarë dhe janë shtuar anëtarë të rinj që unë nuk e di nëse janë anëtarë të rinj apo jo. Kuvendi ka pasur detyrim riorganizimin e partisë në degë. Ato duhet të faktojnë diku nëse janë demokratë apo jo. Lista e re që ka ardhur, nuk i ka emrat e një pjesë të konsiderueshme të anëtarëve që kanë qenë. Janë shtuar, por duhet të regjistrohen se janë shtuar. Duhet ti njohë dikush në zonë dhe të verifikohet nëse janë anëtarë të PD-së.’- tha Elezi.

Elezi tha se kjo mënyrë e organizmit të Komisionit të Rithemelimit është e gabuar, pasi procesi krijon mosbesim. Sipas tij Rithemelimi ishte nën lupën e vëzhgimit të shqiptarëve dhe të demokratëve, por mënyra si po zhvillohen zgjedhjet, por i bën të pabesueshëm mes njerëzve.

‘Është shumë e dëmshme ky proces krijon mosbesim. I gjithë ky riorganizim ka qenë nën lupën e vëzhgimit të gjithë shqiptarëve dhe demokratëve. Votimi nuk është bërë me listën e 2019, por me një listë të re. Nëse grupi i Rithemelimit e konsideron si proces zgjedhor është e gabuar, pasi ato nuk kanë bërë mirë detyrat e tyre. Unë e kam pranuar garën për të mirën e PD-së dhe pse kandidati ka shkelur shumë rregulla. Do ta ketë problem nesër që të jetë i besueshëm para njerëzve. Demokratët pavarësisht Basha, apo Berishës kanë për zemër interesat e PD-së. Nuk kanë një ndarje ndërmjet demokratëve janë anëtarë të PD-së. Gara nuk mund të manipulohet. Komisioni i Rithemelimit duhet të kishte regjistrin e anëtarësisë.’- u shpreh Elezi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin