Kësisoj, procesi i Vettingut ndaj Llallës, i nisur rreth një vit më parë, ndërpritet përfundimisht, ndërsa Llalla do vijojë të ushtrojë profesionin e avokatit. Vendimi i KPK për Llallën vjen dy ditë pasi Vettingu u ndërpre për ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj, i cili gjithashtu dha dorëheqje nga funksioni.
Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit:
I përbërë nga:
Roland Ilia Kryesues,
Pamela Qirko Anëtare,
Olsi Komici Relator,
Pasi mori dijeni për dorëheqjen e subjektit të rivlerësimit, z. Adriatik Llalla, më datë 12.02.2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, Adriatik Llalla.
Vendimi do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni në zbatim të afatit të përcaktuar në nenin 55/7 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është akuzuar ashpër ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, se nuk hetoi asnjë zyrtar të lartë për korrupsion. Po për akuzën e korrupsionit, Adriatik Llallës i është refuzuar viza nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një ditë më parë ishte Sekretari Amerikan i Shtetit, Tillerson i cili u shpreh se ish-kryeprokurorit të Shqipërisë i është ndaluar hyrja në SHBA për shkak se është i implikuar në afera korruptive.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO










