U tha se u nda nga bashkëshorti, regaon Inva Mula

U tha se u nda nga bashkëshorti, regaon Inva Mula

Prej disa ditësh qarkullojnë lajme në portale se sopranoja e famshme Inva Mula është ndarë nga bashkëshorti i saj, Hetem Ramadani. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që shkruhet për një ndarje të mundshme mes çiftit. Gjithsesi, në emisionin “I ftuari” në ekranin e A2, Inva ka reaguar për herë të parë për lajmin e ndarjes.

“Unë për këtë lajm nuk jam pyetur fare. Madje, kam qenë me pushime dhe nuk e dija fare që kjo gjë kishte ndodhur. Isha e shkëputur edhe nga telefoni, por një mikesha ime po insistonte duke më telefonuar. Ajo ma dha lajmin, por unë e anashkalova, pasi po të kërkosh në Google gjen shpesh lajme për ndarjen time. Nuk e di kush e do një gjë të tillë, por nuk ka ndodhur akoma dhe për këtë e siguroj publikun. Unë e anashkalova, por nuk e dija që ky lajm kishte marrë një bujë kaq të madhe”,-është shprehur Inva Mula

Inva në fakt vijoi më tutje duke treguar se ky lajm e ka shqetësuar shumë familjen dhe miqtë e saj.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb