Lidhur me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

“U tha u bë”, shkruan kryeministri.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai shkruan se nga sot lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali.

Rama tha se një hap tjetër i domosdoshëm mes dy vendeve është njohja e pensioneve, që me angazhimin serioz të të dy qeverive nuk do të vonojë.

 


Lajmi kryesor:

Xhaçka takim me homologun Di Maio: Arrihet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve