U varros Arbën Xhaferri

U varros Arbën Xhaferri
Në varrezat e qytetit të Tetovës u varros Arbën Xhaferri. Në ceremoninë e varrimit ishin të pranishëm personalitete nga e tërë hapësira shqiptare, por por asnjë personalitet nga politika maqedonase.

Figura e intelektualit Arbën Xhaferi është vlerësuar lart në mbledhjen përkujtimore që u mbajt në Qendrën e Kulturës në Tetovë. Kryetari i PDSH –së, Menduh Thaçi, tha se dashuria dhe respekti ndaj Arbën Xhaferit do të lënë gjurmë në zemrat tona. 

Thaçi ka folur për rrugëtimin nëpër jetë të Xhaferit dhe veprat e tij. Pushoi së rrahuri një zemër e madhe, zemra e Arbën Xhaferit. E tillë, me siguri se asnjëherë nuk i humb njerëzit të cilët e duan, qoftë edhe nëse ata vdesin. Ata vazhdojnë që të jenë pjesë e jona, në çdo veprim, në çdo mendim, e në çdo vendim, ka thënë Menduh Thaçi. 
Në Tetovë kanë arritur sot mes të tjerëve edhe zv/kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, disa prej ministrave të kabinetit qeveritar dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti. 
Kortezhi për përcjelljen e të ndjerit Arben Xhaferi është nisur nga qendra e Tetovës në orën 13.30 për në varrezat e qytetit. 



Arbën Xhaferi vdiq dje në orët e pasditëss, i pasojë e një sulmi të hemorragjisë cerebrale. 
Arben Xhaferi u lind në Tetovë më 24 janar 1948. 

Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Tetovë, ndërsa studimet filozofike në Beograd. Deri në vitin 1990 ka punuar në Radio Televizionin e Prishtinës si redaktor përgjegjës për programin kulturor. 

Pas viteve ‘90- së bashku me Menduh Thaçin themelojnë Partinë Demokratike Shqiptare, të cilën ai e udhëhoqi deri në vitin 2007. Ai ishte edhe deputet në Parlamentin e Maqedonisë gjatë kësaj periudhe qeverisjeje. 

NGUSHËLLIMET
Familjen Xhaferi e kanë ngushëlluar përfaqësues të lartë institucionesh dhe të jetës politike nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria.
Në telegramet e ngushëllimit të presidentës Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe përfaqësues të partive politike në vend thuhet se intelektuali dhe politikani Arbën Xhaferri ka dhënë një kontribut të çmuar në skenën politike shqiptare e sidomos në krijimin dhe udhëheqjen e politikës së shqiptarëve në Maqedoni. 
Poashtu theksohet se vdekja e hershme e Arbën Xhaferrit është humbje e jashtëzakonshme për familjen, për botën shqiptare, për miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë vepruar me të. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital