Çifti shqiptar, të cilëve u ndërroi jetë djali me spektrin e autizmit në makinë, janë lënë të lirë nga gjykata në Greqi. Petrit dhe Vezire Elezi 56 dhe 48 vjeç, u arrestuan nën akuzën se kishin lënë në makinë nën temperatura të larta djalin e tyre autik, i cili ndërroi jetë.
Gjykata vendosi ndaj tyre masën detyrim paraqitje, ndërsa avokatja e tyre Vasileia Oikonomou tha për ANT1, se xhamat e makinës kanë qenë të ulur dhe babai nuk e kishte kuptuar që djali kishte shfaqur ndonjë problem.
“Babai nuk e kuptoi fare që fëmija i tij kishte ndonjë problem, pasi ishte në një makinë me xhamat ulur, në orën 09:00 të ditës së hënës. Është e qartë se ky është një fëmijë i ndjeshëm."
Dy prindërit thanë se janë të shkatërruar nga ngjarja tragjike, ndërsa theksuan se 23-vjeçarit i pëlqente të kalonte kohë në makinë dhe i kishte gjithmonë dritaret të hapura, ndërsa i çonin ujë dhe ushqim.
Në seancën që ka zgjatur rreth tre orë, prindërit mohuan se 23-vjeçari kishte shfaqur shenja dobësie, ndërsa akuza ngritën edhe për transportin me ambulancë, duke thënë se ishte koha e transportit që i kushtoi djalit të tyre jetën.
Prindërit e tij kanë hapur makinën dhe e kanë çuar fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Aliverit dhe më pas në Spitalin e Halkidës, ku u konfirmua vdekja e tij më 15 korrik.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?
-
Po
53.1%
-
Jo
41.1%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 7367
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E zë korrenti nga makina e krasitjes, humb jetën shqiptari në Greqi
17 Korrik, 11:24
-
Fredi Beleri për median greke: Do përballoj dënimin deri në fund! Himara është vend i banuar nga grekë dhe shqiptarë
17 Korrik, 09:01
-
EMRAT/ Lanë djalin me autizëm në makinë dhe vdiq nga vapa, arrestohet çifti shqiptar në Greqi
15 Korrik, 12:05
-
Greqi/ Plagoset rëndë shqiptari, 42-vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një pemë ulliri
15 Korrik, 09:47
-
Leja për t'u betuar si eurodeputet, Beleri në Athinë: Himarjotët i mbron 'nëna' Greqi! Mitsotakis: Duam një Shqipëri që i afrohet Europës (FOTO+VIDEO)
15 Korrik, 07:58
-
I dënuar për blerje votash, zbardhet vendimi! Beleri merr leje për t'u betuar si eurodeputet në Parlamentin Europian! Do të udhëtojë i pashoqëruar nga efektivët e policisë
14 Korrik, 08:43
-
Shtyhet vendimi për lejen e Belerit për t’u betuar si eurodeputet, Drejtoria e Burgjeve mblidhet sërish nesër! Mediat greke: Të hënën fluturon në Strasburg
13 Korrik, 21:24
-
Përplasje mes tifozëve jashtë stadiumit në Greqi, qëllohet me armë! 3 të plagosur, 70 të arrestuar
13 Korrik, 19:40
-
Mero Baze: Duartrokitje të dëshpëruara për një fitore që nuk ka ndodhur
13 Korrik, 18:50
-
Greqi/ Fshehën 9 kg heroinë në një fuçi, arrestohet 36-vjeçari shqiptar dhe kunata e tij
12 Korrik, 13:31
-
Greqi/ Makina e shqiptarit përplaset ‘kokë më kokë’ me një mjet tjetër, 2 të vdekur
10 Korrik, 16:03
-
Të hiqet ligji i luftës me Greqinë! Ja përmbajtja e Pr/deklaratës së PDIU-së që do të votohet javën tjetër në Kuvend
10 Korrik, 14:46