Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha do t’i propozojë do i propozojë Këshillit Bashkiak dhënien e titullit “Mirënjohje e Tiranës”, për aktorin Pandi Toçe i cili i cili u nda nga jeta duke shpëtuar një jetë fëmije.
Nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozodo gjatë një vizite në shtëpinë e të ndjerit tha se mesazhi i këtij qytetari të Tiranës në një kohë të ngarkuar me emocione është i qartë dhe i mirëpritur nga të gjithë qytetarët e Tiranës.
“Ky akt, në rrethanat e sotme ka gjetur vlerësimin dhe mirënjohjen e të gjithë qytetarëve të Tiranës. Bashkia e Tiranës do të japë këtë vlerësim të veçantë, në shenjë nderimi, mirënjohje për një vlerë qytetare të cilën duhet ta shohim gjithmonë e më shumë në qytetin tonë” , deklaroi Bozdo.
Sipas policisë, 55-vjeçari humbi jetën duke u munduar të shpëtojë një fëmijë 14-vjeçar.
Ngjarja e regjistruar si aksidentale, si fillim ka qenë tepër konfuze. Por pas deklaratave të fëmijës së shpëtuar me inicialet E.D, shokëve dhe disa dëshmitarëve, tregohet se Pandi Toçe ishte hedhur në ujë për të shpëtuar nga mbytja të miturin.
Dhe, ndërsa ka shpëtuar atë, për shkak të asfiksisë së momentit dhe ujit në mushkëri, nuk ka mundur dot të mbijetojë. Aktorin e pajetë nga uji e ka nxjerrë babai dhe xhaxhai i fëmijës, ndërkohë që sipas hetimeve, aktori në momentin e nxjerrjes së fëmijës nga uji ka goditur një nga betonet e digës.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO