Familjarët e 22-vjeçarit Estref Halili kanë përcjellë mes lotësh në banesën e fundit djalin e tyre, i cili i dha fund jetës një ditë më parë në burgun e Rrogozhinës.
Arkivoli me trupin e pajetë të të riut ka mbërritur në fshatin Kolonjë të Lushnjes rreth orës 14:00, ndërsa ceremonia mortore është zhvilluar pas dy orësh në varrezat e fshatit.
Të afërmit e 22-vjeçarit janë shprehur jashtë kamerës se djali i tyre ishte arrestuar për një cigare hashash.
Estref Halili u gjet mbrëmjen e djeshme nga shokët e dhomës, i varur me xhaketë në dritaren e tualetit të burgut të Rrogozhinës. Pavarësisht se u nis menjëherë në spitalin e Rrogozhinës, ai nuk mundi të mbijetonte.
22-vjeçari ishte transferuar nga qyteti i Fierit për në burgun e Rrogozhinës në datën 26 dhjetor 2016, pasi gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”. Halili ishte arrestuar nga policia me 23 dhjetor, pasi iu gjet ne makine një dozë lëndë narkotike kanabis dhe një thikë.
[gallery]20400[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO