U vetëvra tek spitali 'Shefqet Ndroqi', Shoqata e Infermierëve: Pas pacientëve e kanë radhën mjekët, ku është kujdesi ndaj tyre?

U vetëvra tek spitali 'Shefqet Ndroqi', Shoqata e Infermierëve: Pas pacientëve e kanë radhën mjekët, ku është kujdesi ndaj tyre?

Në lidhje me ngjarjen e mrbëmjes së kaluar (2 shtator) ku një pacient me koronavirus u hodh nga kati i katërt i spitalit Shefqet Ndroqi, ka reaguar dhe Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë.

Përmes një postimi në Facebook, ata ngrenë shqetësimin për gjendjen e rënduar psikologjike që kanë si pacientët ashtu edhe vetë punonjësit.

Shoqata shkruan se pas pacientëve e kanë rradhën mjekët të cilët për shkak të punës dhe mbingarkesës së tyre do të detyrohen të bëjnë vetëvrasje.

Gjithashtu ata ngrenë disa pyetje përmes të cilave apelojnë për të gjithë qytetarët që të tregohen më pak të ashpër kundrejt mjekëve dhe t'i mirëkuptojnë që janë të mbingarkuar si dhe kërkojnë nga autoritetet për të shtuar më shumë kujdesin ndaj tyre nëpër spitale dhe qendra shëndetësore.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar (2 shtator) në spitalin "Shefqet Ndroqi" ku pacienti 65-vjeçar Hasan Mira i infektuar me koronavirus u hodh nga kati i katërt i godinës.

Postimi i plotë:

Pas pacienteve me covid radha e vetvrasjeve mund te jete e vete e personelit Shendetesore per shkak te mbingarkeses qe kane ne pune dhe sherbimit qe bejne ndaj pacienteve.Ate cfare ata shohin cdo dite ne pacient te ndryshem,ate cfare ata ndjejne sa here humbet jeten nje pacient dhe lodhjen qe kane gjate oreve te gjata te sherbimit nuk eshte cudi qe dhe neser ne lajme te shohim se si mjek apo infermier nga lodhja,stresi apo depresioni u vetevra.
Ku eshte kujdesi ndaj personelit???
A duhet te kete sherbim psikologu dhe per personelin shendetesore???
A duhet te kete kohe pushimi dhe per ta???
Mos valle duhet te vazhdojne te trajtohen si kafshe pune akoma personeli shendetesore pa asnje kujdes ndaj tyre???
Po ata pse valle vazhdojne e heshtin???
Sa do zgjasi kjo drame per to???
Nese personeli vazhdon te infektohet e te vetevritet kush do sherbej neser ne spitale dhe qendra shemdetesore???
Mos valle ka ardhur koha te kthehet fokusi nga personeli Shendetesore i lene pas dore prej vitesh???

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia zbulon komplotin e Ukrainës, bombë e fshehur në altoparlant për të vrarë oficerin e lartë

Rusia zbulon komplotin e Ukrainës, bombë e fshehur në altoparlant për të vrarë oficerin e lartë