TIRANE- Një shqiptar, me banim në Sanremo, akuzohet si një prej vartësve të bosit të Kamorrës, që u vinte gjoba bosëve italianë të kazinove. Në thelb të hetimeve është fakti se të akuzuarit kërkonin një përqindje të të ardhurave të bisnesmenëve, duke kërcënuar njërin prej tyre, të cilit i kishin mbështetur një thikë në gjoks. Ai që sajoi planin, sipas Prokurorit në Imperia, ishte Giovanni Tagliamento, i cili erdhi në pushtet rreth viteve ’80, ’90 dhe që konsiderohet referenti i Kamorras në Rivierë dhe Costa Azurra.

Tagliamento, 57 vjeç, nga Napoli, banor në SanRemo dhe që tani jeton mes Francës dhe Rumanisë , është duke u hetuar së bashku me 18 persona të tjerë. Hetimet po udhëhiqen nga prokurori Roberto Cavallone, koordinuar me policinë, me përgjime mjedisore e telefonike. Krimet e ndryshme variojnë nga grabitje te shfrytëzimi i prostitucionit, trafikimi i kokainës, vjedhje me dhunë, kërcënime, pranim i pasurisë së vjedhur dhe posedimin të armëve. Përveç Tagliamento, të dyshuarit janë Amanzio Stefano, 46 vjeç, me origjinë napolitane dhe Mario Capello, 52 vjeç, nga Sanremo, që aktualisht mbahet në burg për zhvatje. Për shfrytëzim të prostitucionit duhet të përgjigjet Gianni Di Fuccia, 47 vjeç, Pasquale Galantuomo, 52 vjeç, Xhana Patrizia Negretti, 54 vjeçe dhe Paul Darmanin, 68 vjeçe, egjiptiane.

Stefano Amanzio është akuzuar për drogën që ka të bëjë me Caricchio Aleksandrin, 59 vjeç, banues në Castel Morrone, në Cesena. Për trafik droge dyshohet edhe Lino Lantero, 48 vjeç, banues në Xhenova, rezidente në Diano Marina, Leila Zouhar, marokene 30 vjeçe, që jeton në Milano, Florenc Medjani, 30 vjeç, shqiptari banues në Treia (Macerata), Ed Dahir Siyad, maroken, 34 vjeç, banues në Andover, Mario Mistretta, 35 vjeç nga Sanremo dhe Pasquale Falcone, 42 vjeç, nga Pinerolo. Amanzio duhet të përgjigjet për dëmtimin me qëllim të keq të konkurrencës së Bruno Rosit, 60-vjeçarit nga Sanremo, pasi ka vendosur zjarrin në dyqanin e Antonio Alberinos, gjysmë-vëllait të Tagliamentos.

Të dyshuarit e fundit janë Alessio Scuzzi, Giuseppe Pappalardo, 42 vjeç dhe Luca Peirano, 45 vjeç. Sakaq, 30-vjeçari Mjedani akuzohet se u është bindur urdhrave të shefit të Kamorrës, duke trafikuar sasi të mëdha droge, si dhe duke marrë pjesë në kërcënime të kundërshtarëve apo duke gjobitur bosët e kazinove. Si një hallkë e rëndësishme e këtij grupi kamorristësh, Florenc Mejdani, akuzohet si bashkautor dhe pjesmarrës në disa episode tepër të dhunshme.
  
Shkrimi u publikua sot (10.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com­)