Zbulohen detaje të reja nga vrasja e 41-vjeçarit Devi Kasmi mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Mëngjesin e sotëm policia ka shpallur në kërkim Domart Konjarin, i cili është në arrati prej dy vitesh.
Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e viktimës pranë rrugës "Kongresi i Manastirit", grupi hetimor ka gjetur 3 kg kokainë dhe një armë automatike me silenciator. Kasmi sapo ishte kthyer nga Spanja ku mësohet se trafikonte kokainë. Pikërisht me pazaret e drogës dyshohet se ka lidhje edhe atentati ndaj tij.
Burime pranë policisë bëjnë të ditur për Report Tv se Devi Kasmi ka tentuar të vrasë në dy atentate me armë zjarri Domart Konjarin në Spanjë. Ndërkohë, në brez viktimës iu gjetën edhe dy armë zjarri pistoletë. Devi Kasmi i ruhej një atentati të mundshëm ndaj tij dhe për këtë arsye lëvizte i armatosur. Dyshohet se Konjari është hakmarrë ndaj Kasmit duke organizuar një atentat ndaj tij mbrëmjen e kaluar ku la të vdekur me 9 plumba Devi Kasmin. Ky i fundit njihej si mik i Franc Konomit, i vrarë në verë të vitit 2010 në Tiranë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com