Ish-kreu i Komunës Velipojë, më pas ndërtues, u ekzekutua me silenciator në Shkodër! Gruaja e Pashko Ujkës kujtoi se kishte pësuar infarkt! Konfliktet për pronën pista kryesore e hetimit

Pashko Ujka, ish deputet dhe ish-kryetar i Velipojës, u vra me armë tip silenciator në sy të vëllait dhe bashkëshortes teksa po shëtiste në lulishte pranë Kisha Ortodokse në qendër të qytetit verior. Vrasësi besohet se ka vepruar i vetëm dhe ka qëlluar 64-vjeçarin me një plumb pas shpine dhe është larguar nëpër rrugicat e pallateve, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë por pa arritur ta identifikojë atentatorin. Bashkëshortja gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se në fillim nuk e ka kuptuar se e kanë vrarë por ka menduar se ka pësuar infarkt, pasi Ujka prej vitesh vuante nga sëmundje të rënda, si skleroza dhe parkinsoni.  Ai trajtohej në Gjermani dhe kishte pak muaj që ishte kthyer në Shqipëri.

Burime për Report Tv thanë se pista kryesore e hetimeve është ajo e konflikteve të pronësisë. Konflikte, këto të mbartura nga koha kur Ujka ushtronte detyrën e kryetarit të komunës së Velipojës. Grupi i hetimit beson se Ujka është ekzekutuar për shkak të detyrës që ka mbajtur si kryetar i Komunës së Velipojës në vitet 2011-2015. Gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i komunës Velipojë, Ujka dhe vartësit e tij kanë qenë në hetim nga prokuroria e Shkodrës, për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Asokohe janë ndarë dhjetëra hektarë me Akte të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), dokumente këto të falsifikuara por që shërbenin për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Velipojës. Por akuzat e ngritur ndaj tij nuk u provuan, kësisoj dosja u mbyll.

Pashko Ujka njihej në Shkodër dhe si biznesmen! Pas karrierës në politikë dhe administratë, ai kishte ndërtuar disa pallate në Velipojë dhe Shkodër, përfshirë dhe pallatin ku banonte vetë. Ndaj burime nga grupi hetimor thanë se po hetohen edhe pista të tjera si borxhet në biznes apo konfliktet e mundshme të të birit, Emanuel Ujka.

Por kush ishte Pashko Ujka?

Pashk Ujka, gjatë legjislaturës 2005-2009, ishte deputet i PDK-së në parlamentin Shqiptar, madje ishte kryetar i këtij grupi parlamentar dhe pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike. Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2009, ai doli pjesë e partisë Demokristiane që drejtohej nga Nikollë Lesi. Në zgjedhjet lokale 2011, Ujka kandidoi po nën siglën e PDK-së i mbështetur nga PS-ja në koalicionin për të ardhmen. Ujka ka shërbyer edhe si kryetar i komunës së Velipojës në vitet 2011- 2015 nën siglën e PS.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:44
Vrasja e Pashko Ujkës/ Pistë hetimi, konflikti për pronat dhe konfliktet e të birit

Konflikti për pronat dhe konfliktet e të birit janë dy nga pistat që po ndiqen nga hetuesit për ekzekutimin e ish kreut të Komunës Velipojë dhe ish deputetit Pashko Ujka mbrëmjen e djeshme. 

Ekzekutimi është bërë nga një person, i cili është kapur nga një kamera sigurie në zonë duke kaluar mes pallateve, megjithatë për shkaka të errësirës nuk shikohet pamje e tij por vetëm silueta.

Pashko Ujka është qëlluar me një  plumb në shtyllën kurrizore, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbardhur dinamikën dhe autorin e ngjarjes.

Ora 11:23
U vra me silenciator, bashkëshortja e Pashko Ujkës mendoi se pësoi atak kardiak! Gëzhoja ende nuk është gjetur! Familjarët: S’kishte borxhe

 

Familjarët e Pashko Ujkës, ish-deputeti që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme nga një atentat mafioz në Shkodër, mohojnë që ai të ketë pasur borxhe, apo konflikte me ndonjë njeri për shkak të detyrës si ish-deputet apo ish-kryetar i bashkisë së Velipojës.

Ndërkohë ende në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë. 64-vjeçari është qëlluar vetëm me një plumb, dhe bashkëshortja e tij që ishte ngjitur me Ujkën, ka menduar fillimisht se ka pësuar atak kardiak, por më pas e ka parë të mbuluar me gjak dhe ka lajmëruar ambulancën për ta dërguar në spital.

Pashko Ujka, vuante nga sëmundja skleroza multiple dhe me parkinson. Ai dilte shëtitje në Shkodër për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe nuk lëvizte në distanca të mëdha. Madje ai së fundmi ishte kthyer nga Gjermania, pasi kishte shkuar që të kurohej atje. E vetmja provë në duart e prokurorisë së Shkodrës janë kamerat e sigurisë në zonën përreth lulishtes, ndërsa autori nuk është identifikuar.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • taraboshi: 01/12/2021 00:11

    Edhe ne komente keni frike me komentu o legena , po tregoni kush na keken vlleznit xhemja a e si e paskan kto

    Përgjigju
    • Shkodrani: 01/12/2021 06:35

      Na nuk jena per lufte, po per pilaf

  • Shuli: 30/11/2021 12:37

    Tane Shkodra e di kush dhe pse u vra. Vetem policia e Gledisit nuk e di. He more Zoti Rama si tevduken fiqt?

    Përgjigju
    • Polic, i vertete ama, jo si Shuli!: 03/12/2021 20:38

      He Shuli?!! A ke ndonje koment tashti qe policia e Shkodres, jo e Gledisit, e zbuloi vrasjen??!!

    • Harusha: 01/12/2021 00:09

      Shprehu Shul pa frike se edhe une jam si puna e policve qe nuk di gja.

    • Zef Geshtenja: 30/11/2021 14:04

      Per cka e kane vrare o Shuli?

    • Bilo pilafi: 30/11/2021 14:04

      Na e thuj ti iher se na spo dina gja.

  • Shkodra: 30/11/2021 10:11

    Ket vrasje e kan ba me pages keto cerrat e vegjel qe dojn me ble nej makin me ato lek . Jan disa te till si psh velleznit xhenja ato bejn krime tilla se ku i gjejn lekt me ble porche pa punu

    Përgjigju
    • Joni: 05/12/2021 19:22

      Pasha zoten pse nuk shikoni hallet e juja mor milet se ndoshta ai tjetri del punon te europ edhe vjen e blen nuk esht e thanun me ba tilla gjera po rrini shikonin shpijat e juja po tash qe u kapem atoret pse nuk ju doli emrin ktyre qe thoni ju po rrini o popull rehat prandaj nuk ecen para shqiperi degjohen vetem vrasje se merreni me thash e theme

    • O kurioz: 30/11/2021 23:45

      Njeri nga vellezerit gjuajti me arme nje grua qe shiste afer shkolles se muzikes ( ishte pagu per ta vrar) . Edhe para pak muajsh qelloi te spitali tauland pepen . E sa e gja gjana tjera bajn

    • Kurioz: 30/11/2021 21:49

      Kush jan vlleznit xhenja. Kush i mban ushtar ne shkoder kto xhenja?

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj