Ka mbërritur në Atdhe trupi i pajetë i 21-vjeçares, Anxhela Meçani, e cila u masakrua për vdekje në Itali, pak kohë më parë.
E reja shqiptare u dhunua barbarisht dhe u hodh nga një makinë në vendin fqinj, ndërsa ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra. Familjarët kanë pritur mes lotëve e dhimbjes trupin e pajetë të vajzës, ndërsa kanë bërë thirrje që të vendoset drejtësi.
Falënderoj strukturat që më ndihmuan dhe mirënjohje të thella për organet që ndihmuan për të sjellë trupin e vajzës. Autori i krimit brutal të vihet para përgjegjësisë.
Artan Meçani, babai i vajzës
Shqiptarja Angela Meçani u hodh nga një makinë në ecje e sipër në Torino dhe gjeti vdekjen një ditë më pas në spital (e diel 10 qershor). Ndërkohë, që për këtë ngjarje është arrestuar një shtetas italian, që dyshohet të ketë qenë edhe klienti i fundit i shqiptares, pasi thuhet se ajo punonte si punonjëse seksi.
Referuar mediat italiane, dyshohet se klienti e ka vrarë Anxhelën, pasi nuk donte të paguante paratë pas shërbimit. Dëshmitarët nga vendngjarja rrëfyen tmerrin, teksa kishin parë momentin kur dikush kishte hedhur nga makina që lëvizte me shpejtësi shtetasen shqiptare dhe ishte larguar, duke e lënë të renë në mes të rrugës në gjendje kritike për jetën.
Ngushellime familjes! Keqardhje per fatin e saj.
Përgjigju