Trupi i pajetë i Klodiana Vefës, 37-vjeçares shqiptare që u vra nga ish-bashkëshorti i saj shqiptar mbrëmjen e 28 shtatorit në Castelfiorentino të Firences në Itali është nisur sot drejt Shqipërisë. Funerali do të zhvillohet ditën e shtunë (7 tetor).
Mediet italiane njoftojnë se komuna e Castelfiorentino ku familja shqiptare jetonte prej kohësh ka hapur një llogari bankare për të mbështetur fëmijët e Klodianës.
“Sapo mora një telefonatë nga Alessio, djali i Klodianës, duke më njoftuar për nisjen e tij dhe të motrës për në Shqipëri, ku do të bëhet varrimi i Klodianës të shtunën me vullnet të familjes. Solidariteti ndaj kësaj familjeje është vërtet i madh. Ne po punojmë që ta rrisim këtë solidaritet maksimalisht në ndihmë konkrete për dy fëmijët, që e gjejnë veten pa të dy prindërit pas kësaj tragjedie". Për momentin ajo që kemi rënë dakord është që kjo llogari rrjedhëse e Bashkisë të vihet në dispozicion për çdo donacion, i cili do të vihet në dispozicion të tyre: IT94F0842537790000010299535. Arsyeja duhet të jetë: Klodiana”, u shpreh drejtuesi i komunës Alessio Falorni.
Nëna e dy fëmijëve u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e 28 shtatorit 2023 në mes të rrugës nga ish bashkëshorti i saj. Dy ditë pas vrasjes së gruas, muratori 44-vjeçar kreu vetëvrasje dhe u gjet pa jetë në fshatin San Casciano. Në rrëfimet e të afërmve përmendet “një xhelozi shumë e fortë” e shqiptarit i cili edhe pse ishte ndarë me të, nuk e ka pranuar të shihte Klodianën të dilte për tu takuar me një italian 52-vjeçar.
-
Shqip thuhet varrim e jo funeral.
Përgjigju -
Ky eshte ne rradhe te pare nje deshtim i shtetit Italian sepse nuk arriti te mbronte kete nene! Ngushellime familjes!
Përgjigju-
Shteti italjan po degradon çdo dite po nuk ka lidhje,po ktu ka munguar nje psikolog per kete burre te semure nga trute,rrezik kush e ka kojshi jo ne shtepi...zot ndihmo femijet e pafajshem????
-










Komente
Komento