U zgjodh dhe u dorëhoq brenda ditës, Magdalena Andersson riemërohet kryeministre e Suedisë

U zgjodh dhe u dorëhoq brenda ditës, Magdalena Andersson riemërohet kryeministre e Suedisë

Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson

Magdalena Andersson, e cila u zgjodh si kryeministrja e parë grua në Suedi dhe u dorëhoq brenda ditës të enjten e shkuar, është riemëruar sërish sot në këtë post pas një votimi të ri. Deputetët suedezë e përkrahën sërish udhëheqësen e partisë Social-Demokrate, me një shumicë të ngushtë gjatë votimit të sotëm.

349 deputetët e Parlamentit suedez votuan për Andresson, ndërkaq 75 abstenuan dhe 173 vota ishin kundër. Nën sistemin politik suedez për t’u emëruar kryeministre asaj i duhej shumica e thjeshtë e votave. Tani detyra e Andersson do të jetë të udhëheqë qeverinë njëpartiake deri në zgjedhjet parlamentare të shtatorit 2022.

Kujtojmë se një javë më parë, Andersson e ndërmori vendimin e dorëheqjes pasi pësoi një humbje në parlament ndërsa votohej buxheti i paraqitur nga qeveria. Ish-kampionia suedeze në not nga Universiteti i Upsalas, Andresson e nisi karrierën politike në vitin 1996 si këshilltare e kryeministrit të atëhershëm, Goran Persson.  Shtatë vjetët e shkuara i kaloi si ministre e Financave para se të bëhej udhëheqëse e Social-Demokratëve në fillim të nëntorit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së