TIRANE-Toni Gogu është liruar nga detyra e zv/ ministrit të Drejtësisë nga qeveria, pasi u zgjodh Kryetar i Këshillit Bashkiak të kryeqytetit. Në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, Gogu u zgjodh anëtar këshilli, ndërsa më pas kryetar në mbledhjen e konstituimit.

Vendimi i plotë
Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe të  pikës  2,  të  nenit  6,  të  ligjit  nr.  9000,  datë 30.1.2003  “Për  organizimin  dhe  funksionimin  e Këshillit  të  Ministrave”,  me  propozimin  e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi: Toni  Gogu,  zëvendësministër  i  Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Edi Rama