Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka marrë pjesë sot në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s të zhvilluar në Baku. Sipas njoftimit të bërë nga federata mbi të tjera në mbledhje u diskutua për programin e investimeve ‘hatrcik, edicioni i 5-të, pjesë e së cilës është dhe Presidenti Duka.

“Presidenti i FSHF-së, z. Armand Duka, në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka marrë pjesë në takimin e rradhës që qeveria e futbollit europian zhvillon. Takimi është zhvilluar sot në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv u shqyrtuan shumë tema të rëndësishme të futbollit europian, amendime rregulloresh që ndikojnë drejtpërdrejt formatet dhe zhvillimet e kompeticioneve si edhe çështje që lidhen me marëdhënien e UEFA-s me FIFA-n. Një temë e rëndësishme që u diskutua në këtë mbledhje të rradhës ishte rregullorja e programit të investimeve HatTrick, edicioni i 5-të, i propozuar nga komiteti i HatTrick, pjesë e së cilës është dhe Presidenti Duka.

Mbledhja e rradhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të jetë në Lubjanë, Slloveni, më datë 24 shtator 2019.”

Kujtojmë që me 7 shkurt të këtij viti Armando Duka është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s./ Përgatiti Ernest Koçi