U zhduk dhe dyshohet se u gjet i djegur në makinën e tij në Pukë, zbulohet mesazhi i Davide Pecorellit për mikun e tij: Deri në 6 kam 'luftë', kthehem në datë 10

U zhduk dhe dyshohet se u gjet i djegur në makinën e tij në Pukë, zbulohet mesazhi i Davide Pecorellit për mikun e tij: Deri në 6 kam 'luftë', kthehem në datë 10

Makina e djegur dhe Davide Pecorelli

Një mesazh i dërguar nga WhatsApp për mikun e tij zbulon një tjetër detaj nga ngjarja e rëndë e zhdukjes së sipërmarrësit italian në Shqipëri, Davide Pecorelli.

Një shok i tij në Itali, me të cilin Davide Pecorelli ishte gati të niste një biznes në të njëjtin sektor, shprehet se ka marrë një mesazh nga italiani që dyshohet se është djegur në makinën e tij teksa udhëtonte në Pukë.

"Davide kaloi pothuajse të gjithë muajin dhjetor në Shqipëri: më 15 ai më shkroi në WhatsApp: 'Unë hapa një 'show room' në një qendër tregtare ... Deri në datën 6 është luftë. Unë prenotova fluturimin e kthimit për 10 janar ", ka thënë ai. 

Davide Pecorelli, 45 vjeç, mendohet se është gjetur në makinën e marrë me qira prej tij, që u gjet e djegur pasditen e 6 janarit në Pukë, ende në rrethana të paqarta. Në makinën e djegur është gjetur një skelet që dyshohet se është i tij. Kockat janë dërguar për ekzaminim në laboratorin kriminalistik në Tiranë dhe pritet të dalë përgjigjia e ADN, e cila do të krahasohte me atë të familjarëve të ish-arbitrit italian.

Kujtojmë se analiza e ADN-së bërë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shqipëri, nëse pjesët e kockave të njeriut gjetur në automjetin ku udhëtonte Davide Pecorelli, 45-vjeçari italian i shpallur i humbur prej datës 6 janar, do të analizohen në Itali. Prokuroria e Perugias, e cila në të njëjtën kohë ka hapur procedim penal, ka në dorë ADN-në e vëllait të Pecorelit, të cilat do t’i krahasojë me analizat e ADN të mbetjeve kockore të analizuara në Shqipëri.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se në eshtrat e gjetura s’ka dëmtime me plumb apo shenja dhune. Sipas hetuesve ngjarja është aksidentale dhe bëhet fjalë se eshtrat janë të biznesmenit, por në fund do jetë ADN-ja ajo që do e faktojë. 

Hetuesit thonë për ReportTv se aktualisht janë angazhuar ekspertë pirroteknik, autoteknik dhe të mjekësisë ligjore për të zbuluar shkakun e zjarrit, shkakun e vdekjes dhe për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes.

Pecorelli ka ardhur në Tiranë ditët e para të vitit. Me të mbërritur në aeroport, ai mori me qira një automjet Skoda Fabia, që u gjet disa ditë më vonë e djegur në rrugën Gjegjan-Reps në Pukë. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja