Iu gjet makina e djegur në Pukë, zhduket prej ditësh sipërmarrësi italian në Shqipëri! Mediat e huaja: Mund të jenë gjetur dhe mbetje trupi

Iu gjet makina e djegur në Pukë, zhduket prej ditësh sipërmarrësi italian në Shqipëri! Mediat e huaja: Mund të jenë gjetur dhe mbetje trupi

Sipërmarrësi italian Davide Pecorelli

Një biznesmen italian prej më shumë se 10 ditësh ka humbur në Shqipëri në rrethana ende të paqarta. Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për Davide Pecorelli-n i cili disa ditë më parë kishte marrë një makinë me qira në aeroportin e Rinasit.

Makina tip ‘Skoda Fabia’ u gjet e djegur në aksin Gjegjan-Reps në Pukë në rrethana ende të paqarta. Sipas mediave të huaja, brenda automjetit janë gjetur disa sende në pronësi të sipërmarrësit si dhe disa mbetje të trupit të njeriut por ende nuk janë identifikuar përfundimisht.

Davide Pecorelli, 45 vjeç është një sipërmarrës italian i cili ka në pronësi një hotel në Lama në komunën e San Giustino. Gjithashtu Pecorelli zotëron disa qendra estetike në Sansepolcro. Më herët ai ka qenë dhe gjyqtar futbolli me një të kaluar mes profesionistësh: në Serie C si arbitër dhe gjithashtu në Serie A si arbitër i katërt i ndeshjeve.

Prej më shumë se një viti sipërmarrësi kishte hapur në Tiranë një biznes me produktet e lidhura me dyqanet e tij. Lidhja e Pecorelli-t me Shqipërinë ka nisur edhe për shkak të partneres së tij, që është me origjinë shqiptare, me të cilën ka edhe një fëmijë. Gjithashtu, Pecorelli ka edhe tre fëmijë të tjerë me gruan e parë, me të cilën ishte ndarë disa vite me parë.

Mesa duket biznesmeni ka shkuar në Tiranë ditët e para të vitit. Me të mbërritur në aeroport, siç konfirmojnë burimet nga media lokale, Davide mori me qira një automjet Skoda Fabia, që u gjet disa ditë më vonë e djegur në rrugën Gjegjan-Reps në Pukë. Ngjarja është regjistruar më 8 janar.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, teksa policia njoftoi se ky automjet ishte marrë me qira në Rinas nga një turist i huaj. Nuk dihet pse turisti,  nuk njoftoi policinë pasi iu dogj automjeti. Ishte një banor i zonës i cili, kur pa makinën në flakë, informoi policinë, që identifikuan automjetin në fjalë afër një hoteli të vjetër.

Kërkimet për Pecorelli-n nisën menjëherë, pasi ai nuk ishte i pranishëm kur policia dhe zjarrfikësit mbërritën në vendin e ngjarjes. Ambasada shqiptare menjëherë lajmëroi të afërmit dhe policinë e Altotiberines. Ditët e fundit, sendet personale të gjetura në vendngjarje e që i përkasin sipërmarrësit kanë mbërritur në Tiranë për të bërë krahasimin me ADN-në, megjithëse nuk është ende e qartë nëse në automjetin Skoda janë gjetur mbetje njerëzore.

Nuk përjashtohet edhe mundësia që Davide Pecorelli mund të ketë vendosur të humbasë vetë gjurmët, ndoshta sepse u ndoq nga dikush që donte t’i bënte keq.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim