U zhdukën nga rrjetet sociale, çfarë po ndodh me jetën e Danjelit dhe Fotinisë

U zhdukën nga rrjetet sociale, çfarë po ndodh me jetën e Danjelit dhe Fotinisë

Në edicionin e fundit të “Big Brother”, u luajt për herë të me çifte dhe jo me individë të vetëm. Fitues u shpall çifti Danjel dhe Fotini, të cilët edhe pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ndoqën rrugëtimin e tyre bashkë.

Ata postonin foto e video në rrjetet sociale, ku tregonin përditshmërinë e tyre duke i mbajtur fansat e shumtë të informuar mbi zhvillimet e reja.

Por ka kaluar më shumë se një vit dhe duket se kjo dyshe e famshme është zhdukur nga rrjetet sociale, duke mos ditur asgjë se çfarë po ndodh me to.

E duke qenë se nuk ka asnjë të re nga Danjeli e Fotini, disa hodhën dyshimet se dyshja i ka dhënë fund lidhjes. Por për të hedhur poshtë këto zëra, ka reaguar një i afërm i tyre.

Një i afërm i Danjelit, së fundmi ka konfirmuar për “Xing.al” se ata jo vetëm që janë bashkë, por janë “për bukuri”. Me pak fjalë, ata të dy kanë preferuar që t’i rikthehen privatësisë dhe të rrinë larg vëmendjes së mediave e publikut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën