Respektimi i radhës në dasmë ka qenë fillesa e sherrit mes Uran Metës dhe një prej anëtarëve të familjes Lena, Adriatik Lenën. Ky i fundit në gjendje tepër të dehur sipas hetimeve ka qenë duke debatuar me dajen e tij, Hyqmet Meta, për respektimin e radhës, në këtë moment ai është përplasur me të Uran Metën.
E ndërsa kanë debatuar me fjalë në ambientet e Dasmës, anëtarët e familjes Lena janë ngritur për t'u larguar nga Dasma. Sipas dëshmive të tyre pasi kanë dalë tek parkingu i lokalit ku zhvillohej dasma, Adriatiku ka debatuar përsëri me Uranin fillimisht me fjalë fyese dhe më pas pjestarë të familjes Lena e kanë goditur atë me sende të forta.
Pas këtij momenti autori i ngjarjes ka shkuar në shtëpi ku ka çuar gruan dhe fëmijët, dhe ka marrë një armë zjarri pistoletë.
Pasi i ka konstatuar se ku ndodheshin Uran Meta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës ku ndodheshin Arlind, Adriatik, Naim, Ardit, Esmerina, Mimoza Lena dhe e fejuara e Adritik Lena, e cila mbeti edhe e plagosur Blerina Nela.
Rrjedha e ngjarjes bazuar në dëshmitë e dhëna në gjyq
Gjatë ceremonisë së dasmës është konsmuar pije alkoolike nga pothuajse të gjithë të pranishmit, por Adriatik Lena kishte pirë më shumë se të tjerët dhe ka filluar të reagojë e për më tepër është mërzitur duke menduar se daja i tij (Hyqmet Meta) nuk e kishte respektuar sa duhej.
Ai është çuar i acaruar dhe ka kërkuar një rradhë kërcimi, duke folur për këtë me dajën e tij. Ndërkohë që bisedonte me të ka takuar me brryl (krah) të pandehurin Uran Meta dhe situata është acaruar duke bërë që familja Lena të ngrihej për të ikur nga dasma.
Kur kanë dalë tek parkingu i lokalit ku zhvillohej dasma, Adriatiku ka debatuar përsëri me të pandehurin Uran Meta fillimisht me fjalë fyese dhe më pas pjestarë të familjes Lena e kanë kapur nga gryka dhe e kanë goditur të pandehurin Uran Meta. I pandehuri është ndjerë i ofenduar dhe i prekur në sedër, ka marrë makinën e tij dhe ka dërguar në banesën e tij bashkëshorten Adrilona Meta dhe fëmijët. Pasi ka lënë familjen e tij në banesë, i pandehuri e ka parositur bashkëshorten të kujdesej për fëmijët dhe është larguar i nevrikosur duke marrë me vete edhe një armë zjarri pistoletë.
Ndërkohë familja Lena kanë hipur në makinën tip Toyota me targa AA630JO të nipit të Mimoza Lenës, dëshmitarit Mirjan Kënga dhe kanë nisur të largohen nga lokali ku zhvillohej dasma.
Në momentin që makina e drejtuar nga shtetasi Mirjan Kënga ndodhej në rrugën “Lidhja e Prizrenit” Paskuqan dhe po lëviste me ngadalë për shkak të terrenit, i pandehuri Uran Meta ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të makinës ku ndodheshin shetasit Arlind, Adriatik, Naim, Ardit, Esmerina, Mimoza Lena dhe e fejuara e Adritik Lena me emrin Blerina Nela. I pandehuri ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të makinës së tyre e për pasojë është plagosur shtetësja Blerina Nela, e cila qëndronte si pasagjere në serdilen e pasme të krahut të majtë. Për shkak se është qëlluar me armë, Mirjan Kënga ka ndaluar makinën dhe prej saj kanë dalë shtetasit Naim Lena dhe djemtë e tij. Naim Lena i ka marrë pistoletën nga dora të pandehurit Uran Meta dhe më pas ai dhe djemtë e tij kanë rrahur duke e lënë të shtrirë në tokë. Ndërkohë është kuptuar se e fejuarar e Adriatikut, Blerina Nela është plagosur dhe është nxituar për ta dërguar në spital ku edhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Me qëllim për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, është dërguar në spital edhe i pandehuri Uran Meta, i cili kishte marrë plagë të ndryshme nga veprimet e dhunshme të familjarëve Lena.
Pasi është marrë dijeni për ngjarjen, nga ana e policisë janë kryer veprimet e para hetimore, ku vec të tjerave është marrë kontakt edhe me personat që ndodheshin në spital. Shtetasi Naim Lena, i ka dorëzuar polisë një pistoletë të tipit “Ecol Tuna” cal 8 mm si edhe një karikator pistolete, me pretendimin se ia ka marrë të pandehurit dhe janë armët, me të cilat ai ka qëlluar.
Në vijim të hetimit të cështjes, është bërë kqyrja e vendit të ngjarjes, është bërë kqyrja e mjetit me targa AA 630 J0 si edhe kontrolli i banesave të personave të dyshura, etj. Gjithashtu, nga ana e opgj janë sekuestruar provat e gjetuara në vendin e ngjarjes, të cilat i janë nënshtruar ekspertimeve teknike, kimike e teknik-balistike ndërsa të dëmtuarit atyre mjeko-ligjore.
Menjëherë pas ngjarjes dhe në vijimi të hetimeve janë pyetuar në mënyrë të detajuar të gjithë personat që kanë dijeni për ngjarjen, të cilët kanë dhënë spiegimet e tyre. Pavarësisht nga njëri tjetri dhe detajve që kanë dhënë , të gjithë dëshmitarët kanë qenë të qartë duke deklaruar se i pandehuri Uran Meta është personi që ka qëlluar në drejtim të automjetit ku ndodheshin pjestarët e familjes Lena.
Mbi bazën e fakteve të mësipërme, me datë 03.08.2014 është kryer ndalimi i të pandehurit Uran Meta duke i komunikuar ehde akuzat e mësipërme si edhe është caktuar masa e sigurimit për këtë të pandehur.
Nga hetimet e mëtejeshme janë marrë gjurmë nga duart e të pandehurit Uran Meta dhe pas egzaminmit të tyre ka rezultuar se në dorëne tij të majtë është konsatuar praniar e nitriteve dhe nitrateve, të cilat janë të pranishme edhe tek mbeturinat e faktorëve plotësues të qitjes me armë zjarri. Ndërkohë që në të dy duart e shtetasit (bashkë të pandehurit) Arlind Lena janë të pranishme edhe tek mbeturinat e faktorëve plotësues të qitjes me armë zjarri.
Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale të kryer ne trupin e shtetases Blerina Nela, është marrë dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një predhë plumbi, e cila është egzaminuar prane I.P.ShTiranë. Nga egzaminimet dhe krahasimet e mëtjeshme ka rezultuar se arma e sekuestruar Ecol Tuna nuk ka qitur në vendin e ngjarjes dhe se predhat në gomat e makinës dhe ajo e gjetur në trupin e të dëmtuarës janë qitur me një armë tjetër të ndryshme nga ajo Ekol Tuna. Gjithashtu ka rezultuar se bazuar në gëzhojat e gjendura në vendin e ngjarjes, të gjitha predhat janë qitur nga një armë e vetme.
Faktet e përmendur me lart rezultuan të provuara me aktet e paraqitura nga organi i prokurorisë dhe të cituara më lart, të cilat për shkak të gjykimit me procedurë të shkurtuar marrin vlerën e provës në gjykim (qëndrim i cili është mbajtur edhe nga Gjykata e Lartë me vendimin unifikues nr 2 datë 29.01.2003 ) .
Në zbatim të nenit 55 të Kodit penal dënimet e mësipërme bashkohen duke caktuar si dënim të vetëm për të pandehurin Uran Meta 24 (njëzet e katër) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406 të K.pr.penale ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Urna Meta do të vuajë 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Uran Meta fillon nga dita e ndalimit të tij datë 03.08.2014 dhe të vuhet në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.
Në zbatim të nenit 190 të K.pr.penale prova material armë zjarri e tipi pistoletë e llojit “Ekol Tuna” kalibër 8 mm me nr. ET 1130188 dhe dy kreher me fishekë të sekuestruar me procesverbalin e datës 03.08.2014 të kalojnë në favor të shtetit.
Shpenzimet proceduriale i ngjarkohen të pandehurit Uran Meta.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)