Shqipëria U-19 barazoi me rezultatin 1-1 në ndeshjen e dytë miqësore ndaj Italisë, e zhvilluar sot në “Novarello Sporting Center”. Golin për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj e shënoi Mateo Dashi në pjesën e dytë të takimit.
Tekniku kuqezi hodhi në fushë këtë 11-she titullare: Culi (GK), Avdullari, Gecaj, Sylejmani, Sina, Huqi, Shpuza, B.Krasniqi, Arifi (C), Malaj, L.Krasniqi.
Italianët kaluan të parët në avantazh falë golit të realizuar nga Andrea Orlani në minutën e 28-të. Gjatë pjesës së parë, trajneri Ahmataj u detyrua të bëjë tre zëvendësime, dy prej të cilëve për shkak dëmtimi. Arifi dhe Gecaj pësuan tërheqje muskulare dhe u zëvendësuan nga El Malem dhe Dashi, ndërsa në fushë u aktivizua edhe Krasniqi. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 1-0 për Italinë.
Kuqezinjtë reaguan dhe barazuan rezultatin në pjesën e dytë, me një gol të shënuar nga Mateo Dashi në minutën e 60-të. Tekniku kuqezi bëri edhe dy zëvendësime të tjera gjatë kësaj pjese, duke hedhur në fushë Latajn dhe Gashin në vend të Leart Krasniqit dhe Diart Gashit. Rezultati nuk ndryshon dhe ky takim u mbyll me shifrat 1-1.
Kjo ishte ndeshja e dytë për Shqipërinë U-19 të drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj kundër bashkëmoshatarëve të Italisë. Takimi i parë u mbyll me rezultatin 4-1 për 'të kaltrit'. Këto ndeshje miqësore i shërbejnë ekipit për t’u përgatitur për kualifikueset e Europianit të ardhshëm. Stafi kuqezi pati mundësinë të provojë thuajse të gjithë lojtarët në këto dy ndeshje.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Dhjetor, 10:22
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?
-
Po
37.7%
-
Jo
53.4%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 759
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Italia në alarm, moti ekstrem përfshin vendin nga veriu në jug (VIDEO)
25 Dhjetor, 17:43
-
Mesha e parë e Krishtlindjeve e Papa Leone XIV: Një ekonomi e shtrembëruar i trajton njerëzit si mallra
25 Dhjetor, 07:19
-
Goditet banda e 'skifterëve' në Itali, arrestohen 4 shqiptarë! Ja si u futën në kurth, mijëra euro mall i grabitur (VIDEO)
24 Dhjetor, 17:38
-
Gattuso: Krenar që jam trajner i Italisë, duhet të shkojmë në Botëror
24 Dhjetor, 15:18
-
Itali/ U përplas me një automjet tjetër, kamioni me gaz të lëngshëm shpërthen në autostradë (VIDEO)
24 Dhjetor, 10:24
-
FSHF akordoi 3 milionë euro, si ndahen shumat në Superligë dhe Kategorinë e Parë për çdo klub
24 Dhjetor, 10:12
-
Dinamo përmbys 1-3 Partizanin në derbi, Egnatia fiton në Durrës! Portieri i Bylisit braktis ndeshjen, sot edhe dy ndeshje në Superligë! Bojkoton Flamurtari
24 Dhjetor, 08:37
-
87 dhoma në 7 kate, së shpejti nis ndërtimi i hotelit të ekipeve kombëtare në ‘Shtëpinë e Futbollit’ (VIDEO)
23 Dhjetor, 15:18
-
Kategoria e Parë/ Mbyllet ndeshja 'që zgjati katër ditë', Burreli mposht 0-1 Korabin mes tensionit në Peshkopi
23 Dhjetor, 15:16
-
Trajneri Ditmar Bicaj jep dorëheqjen nga ekipi i Lushnjës
23 Dhjetor, 12:49
-
Superliga luhet në mesjavë, sot edhe derbi Partizani - Dinamo! Kërnaja: Respekt për ta, por 'Demave' i bëjnë punë vetëm tri pikët
23 Dhjetor, 11:37
-
Serie A bën prapakthehu, Milan - Como nuk do luhet në Australi
23 Dhjetor, 10:06