/ATSH-AFP/ - SHBA-ja përgënjeshtroi dje në mbrëmje çdolloj projekti për sanksione kundër aleatit të tij, Izraelit, për shkak të politikës së kolonizimit, pas një artikulli të medias izraelite që kritikonte parlamentarët amerikanë.
"Informacionet e shtypit sipas të cilit mund të mendojmë për sanksione kundër Izraelit nuk kanë asnjë bazë", deklaroi zëdhënësja e departamentit të Shtetit, Jennifer Psaki.
Ajo ishte marrë në pyetje mbi një artikull të gazetës izraelite "Haaretz", që theksonte javën e kaluar se Shtëpia e Bardhë po mendonte për një aksion kundër aleatëve izraelitë për shkak të vazhdimit të kolonizimit në territoret palestineze.
Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe aleatit të saj të patundur, Izraelit, kanë pësuar një goditje të fuqishme pas dështimit të procesit të paqes me palestinezët në pranverë dhe përshpejtimin që prej një viti të negociatave ndërkombëtare mbi programin bërthamor të Iranit.
/Shqiptarja.com