UASHINGTON, 17 shtator /ATSH-AFP/ - SHBA-ja është e hapur për diskutime me Rusinë përsa i përket Rusisë, konfirmoi sot zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, në një kohë që Uashingtoni është shqetësuar për një rritje të fuqisë ushtarake të Moskë në këtë vend të shkatërruar nga lufta.
"Ne do të qëndrojmë të hapur për diskutime taktike dhe praktike me rusët me qëllim për të riforcuar objektivat e koalicionit kundër Shtetit Islamik dhe për të garantuar sigurinë e operacioneve të koalicionit", deklaroi Josh Earnest./
/ec/









