/ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama njoftoi sot rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Kubës, pas më shumë se gjysmë shekulli pezullim për shkak të Luftës ë Ftohtë, duke theksuar një kapitull të ri në marrëdhëniet mes tyre.

"Sot, SHBA-ja vendosi të pranojë zyrtarisht rifillimin e marrëdhënieve diplomatike me... Kubën", deklaroi Obama.

Edhe presidenti kuban, Raul Castro konfirmoi sot rifillimin e afërt të marrëdhënieve diplomatike mes Kubës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të pezulluara që nga viti 1961, me anë të një letre drejtuar homologut të tij amerikan, Barack Obama.

"Kam kënaqësinë t'ju drejtohem juve se Republika e Kubës vendosi të rifillojë marrëdhëniet siplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të hapë misione diplomatike në vendet respektive", deklaroi Castro me anë të një letre të lexuar nga televizioni kombëtar kuban./