Shtëpia e Bardhë
UASHINGTON, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ - Një vizitë e presidentit kubanez, Raul Castro në SHBA nuk përjashtohet pas njoftimit të një afrimi historik mes Uashingtonit dhe regjimit komunist të Havanës, konfirmoi sot Shtëpia e Bardhë.
"Nuk do të përjashtoja një vizitë të presidentit Castro", deklaroi Josh Earnest, zëdhënës i ekzekutivit amerikan, i cili theksoi dje se ishte parashikuar një vizitë e presidentit amerikan, Barack Obama në Kuba.
SHBA-ja do të fillojë një afrim historik me Kubën veçanërisht në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me regjimin komunist dhe lehtësimin e sanksioneve të vendosura që në vitin 1962, deklaroi dje një zyrtar i lartë amerikan.
Edhe presidenti amerikan, Barack Obama dhe homologu i tij kuban, Raul Castro zhvilluan dje një bisedë telefonike lidhur me këtë çështje./
/ec/