SHBA-ja shprehu dje mbështetjen e saj të vendosur ndaj presidentit irakian, pak çaste pas deklarimit nga kryeministrit Nouri al Maliki se do të deponojë një padi kundër Fouad Masoum për shkelje të Kushtetutës.
"SHBA-ja mbështet plotësisht presidentin Fouad Masoum në rolin e tij si garantues të Kushtetutës irakiane", deklaroi zëdhënësi i departamentit të Shtetit Mary Harf në një komunikatë.
"Ne mbështesim me vendosmëri presidentin Massoum, i cili ka përgjegjësinë të garantojë Kushtetutën e Irakut", deklaroi John Kerry në një komunikatë të bërë nga Sidnei.
Gjatë një ndërhyrje surprizë në televizionin shtetpror, kryeministri Nouri al Maliki njoftoi se do të deponojë një padi në Gjykatën Federale kundër presidentit Fouad Masoum për shkelje të Kushtetutës./ATSH/
/Shqiptarja.com