Historike! Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi që vlen 13 miliard dollarë! Hapet rruga për njohjen reciproke! Trump: Tani do vij në Prishtinë

SHBA- “Është vërtetë historike! Një ditë fantastike në një pjesë të mrekullueshme të botës. Kam kënaqësinë të njoftoj se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord që të normalizojnë marrëdhëniet ekonomike. Një pjesë shumë e rëndësishme, për të cilën kanë punuar prej shumë vitesh, dhjetëvjeçarë, në fakt, pas një historie tragjike e të dhunshme, dhe pas shumë vitesh me dështim negociatash."

Është kjo deklarata e presidentit amerikan Donald Trump pasi u arrit nënshkrimi i marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë. Për herë të parë Kosova dhe shqiptarët ishin në vëmendjen dhe sytë e të gjithë botës këtë rradhë për një lajm tejet pozitiv.

Kjo marrëveshje i sjell më afër dy vendet mes njohjes reciproke të cilat prej kohësh nuk kishin  arritur të gjenin një rrugë komunikimi me njëra-tjetër. Presidenti amerikan  theksonte se ekonomia i sjell më afër njerëzit dhe atë synojnë të bëjnë.  Duke besuar se ekonomia do të forcojë lidhjet mes palëve edhe kryeministri Hoti është shprehur mirënjohës për marrëveshjen historike, të arritur mes palëve.

"Shumë faleminderit për rolin tuaj të jashtëzakonshëm. Për skuadrën tuaj të mrekullueshëm. Fakti që ne arritëm në këtë moment është një gjë e mrekullueshme për Kosovën dhe Rajonin. Mendoj se kemi bërë një hap të jashtëzakonshëm e cila mund të çojë në njohjen reciproke. Ne jemi totalisht të përkushtuar për ta çuar këtë gjë më tutje, të normalizojmë jetën, të përmirësojmë jetën e njerëzve, ë krijojmë vende të reja pune", tha Hoti.

Marrëveshja është pritur me nota pozitive nga të dy liderët, ku Vuçiç përshëndeti përfshirje e SHBA në këtë proces.

"Është një punë e mrekullueshme. Kur them punë e mrekullueshme e mendoj vërtet këtë gjë. Sepse ju dhe njerëzit tuaj me të vërtetë u angazhuat në këtë çështje dhe i dhatë zgjidhje asaj, kur pak njerëz donin një gjë të tillë. Përkushtimi juaj për ta stabilizuar rajonin dhe për të sjellë paqe në rajon është diçka që ne e vlerësojmë shumë. Flasim  tani për ekonomi jo për politikë, sepse nuk mund të zgjidhim direkt të gjitha problemet tona. Ka akoma shumë ndryshime mes nesh", tha Vuçiç.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:21
Reagimi i Netanyahu-t për njohjen e Kosovës, Thaçi: Mirëpres njoftimin e kryeministrit izraelit...Departamenti amerikane e quan njohjen 'Monumentale'

Pas marrëveshjes për njohje reciproke mes Izraelit dhe Kosovës, ku në mesin e këtyre dy vendeve u vendosën marrëdhënie diplomatike ka reaguar kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ai është shprehur se pas marrëveshjes, Kosova do të jetë “shteti i parë me shumicë myslimane që hap ambasadë në Jeruzalem”.

Pas deklaratës së Netanyahu-t, mbi marrëveshjen për njohje reciproke mes Izraelit dhe Kosovës, ku në mesin e këtyre dy vendeve u vendosën marrëdhënie diplomatike ka reaguar edhe presidenti Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në Twitter, Thaçi shkruan:

“Unë e mirëpres njoftimin e Kryeministrit izraelit @netanyahu në lidhje me qëllimin e mirëfilltë për të njohur #Kosovën dhe për të vendosur marrëdhënie diplomatike. Kosova do të mbajë premtimin e saj për të vendosur misionin e saj diplomatik në # Jeruzalem”.

Nga ana tjetër, Netanyahu u shpreh se pas marrëveshjes, Kosova do të jetë “shteti i parë me shumicë myslimane që hap ambasadë në Jeruzalem”.

“Siç kam thënë në ditët e fundit, rrethi i paqes dhe i njohjes së Izraelit po zgjerohet, dhe shtete të tjera pritet t’i bashkohen atij”, është shprehur ai.

Njohja reciproke Kosovë-Izrael vjen pas ndërmjetësimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Departamenti Amerikan i Shtetit

Ndërkohë njohja e Kosovës nga shteti i Izraelit është quajtur monumentale nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Ne përgëzojmë kryeministrin Hoti për arritjen monumentale të normalizimit të raporteve dhe njohjes së ndërsjellë midis Kosovës dhe Izraelit” - thuhet në reagimin e Departamentit

Ora 22:01
Vetëvendosja kundër marrëveshjes Serbi-Kosovë: Hoti dhe delegacioni i tij i paligjshëm i sollën vendit dëmet e radhës

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka kritikuar marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Teksa të gjithë e cilësojnë si një marrëveshje historike, ajo shprehet se kjo është në dëm të Kosovës.

"Hoti dhe delegacioni i tij i paligjshëm ia sollën Kosovës dëmet e radhës! E quajtën "Marrëveshje historike për njohje" ndërsa hoqën dorë nga pavarësia e Kosovës e na sollën marrëveshje të dëmshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Ujmanin e ndanë me Serbinë, hoqën dorë nga anëtarësimi i Kosovës në Organizata ndërkombëtare, pranuan anëtarësimin në Mini-shengenin ballkanik e dalje Serbisë në Detin Adriatik. Marrëveshjet e dëmshme nuk mund të jetësohen", shkruan Haxhiu.

Ora 19:25
Hoti: Sapo fola me Netanjahun, shpejt do ta hapim ambasadën në Izrael

Kryeministri Avdullah Hoti tha se ka telefonuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahun në praninë e presidentit Donald Trump dhe se janë zotuar që pa humbur kohë të vendosin marrëdhëniet diplomatike.

Hoti tha se nga Shtëpia e Bardhë kanë ardhur gjithmonë gjëra të mira dhe këtë e konsideroi si një lajm të jashtëzakonshëm për Kosovën

“Elementi i dytë qenësor është njohja reciproke me shtetin e Izraelit. Sapo fola me Netanjahun në prezentë të Trump, të cilin edhe e falënderova. U dakorduam që menjëherë të vendosim marrëdhëniet diplomatike dhe nuk do të vonohemi. Sapo të kthehemi në Prishtinë do të punojmë që sa më parë Kosova të ketë ambasadën në Izrael. Ky është lajm i jashtëzakonshëm pas më shumë se tri viteve të një bllokade të njohjeve të reja. Kjo mbështetje e SHBA-së është esenciale për anëtarësimin në NATO dhe OKB”.

Ora 19:04
Kryeministri Hoti: Për një vit Serbia do të pezullojë aktivitetet lobuese kundër njohjes së Kosovës

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha gjatë një konference për media se 'Marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë është esenciale për paqen dhe prosperitentin e dy vendeve si dhe në rajon'.

Ai tha se në bisedime është rënë dakord që për nje vit kosova nuk duhet të anëtarësohet në marrëveshje ndërkombëtare kurse Serbia, po për një vit do të pezullojë aktivitetet lobuese kundër njohjes së Kosovës

Ai u shpreh se njohja e Kosovës si shtet i pavarur nga Izraeli është një veprim i shumëpritur dhe se së shpejti mes dy vendeve do të vendosen marrëdhënie diplomatike.

Hoti tha gjithashtu se destinacioni i Kosovës është integrimi në Bashkimin Europian dhe shtoi se Presidenti Trump i kishte kërkuar që Kosova të bëhet pjesë e Mini Shengenit

Ora 18:55
Publikohet marrëveshja ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë

Serbia dhe Kosova bien dakord ta vazhdojnë normalizimin ekonomik duke rënë dakord se:


•Të dy palët do të zbatojnë marrëveshjen për autostradat Beograd-Prishtinë, të nënshkruar më 14 shkurt 2020.
•Të dy palët do të zbatojnë marrëveshjen për hekurudhat Beograd-Prishtinë, të nënshkruar më 14 shkurt 2020. ◦Dhe të dy palët do të angazhohen për të bërë një studim fizibiliteti për lidhjen e Beogradit dhe Prishtinës me infrastrukturë hekurudhore që do të çojë drejt një porti të thellë detar në Adriatik.

•Kosova dhe Prishtina do të punojnë me Korporatën Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar dhe EXIM, për të realizuar memorandumë që të ofrojnë: ◦Hekurudhën e Paqes
◦Lidhja hekurudhore Prishtinë-Merdarë
◦Lidhje hekurudhore Nish-Prishtinë
◦Financim për të mbështetur huatë që nevojiten për bizneset e mesme e të vogla
◦Projekte të tjera dypalëshe
◦Praninë me kohë të plotë të një dege të Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar në Beograd, Serbi.

•Të dy palët do të hapin dhe do të vënë në punë Pikën e Kalimit të Përbashkët në Merdarë.
•Të dy palët do t’i bashkohen mini-shengenit të njoftuar nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut më tetor të vitit 2019, si dhe të përdorin në mënyrë të plotë të gjitha përfitimet e saj.
•Të dy plët do të njohin diplomat dhe certifikatat personale të njëra-tjetrës.
•Të dy palët d të pranojnë të punojnë me Departamentin Amerikan të Energjisë dhe të tjera ente qeveritare amerikane për të kryer studime fezibiliteti në lidhje me ndarjen mes tyre të Liqenit të Ujmanit, si një burim i rëndësishëm për ujë dhe energji.
•Të dy palët do të diversifikojnë burimet e energjisë
•Të dy palët do të ndalojnë përdorimin e rrjetit 5G nga shitës që nuk janë të besuar. Nëse pajisjet janë të pranishme, të dy palët bien dakord që t’i heqin.
•Të dy palët do të shtojnë kontrollin e udhëtarëve, ndarjen e informacionit mes njëri-tjetrit dhe brenda kuadrit të një bashkëpunimi më të gjerë të SHBA-ve në Ballkan, si dhe të angazhohen që të përmirësojnë teknologjinë për të luftuar veprimtari të paligjshme, duke instaluar e duke vënë në punë sisteme amerikane për kontroll dhe informim, si PSICES, APIS, ATS-G dhe SRTP.
 

Ora 18:48
Trump në facebook për marrëveshjen: Ky është një hap i madh përpara për të sjellë prosperitet dhe paqe në Ballkan dhe në botë

Për marrëveshjen ekonomike mes Serbisë dhe Kosovës, presidneti Trump ka reaguar edhe në faqen e tij në facebook

Të gjithë kanë menduar më parë se do të ushte e pamundur!

Urime Presidentit serb Vucic dhe Kryeministrit të kosovës Avdullah Hoti të Kosovës për angazhimin dhe normalizimin ekonomik!

Ky është një hap i madh përpara për të sjellë prosperitet dhe paqe në Ballkan dhe në botë.

Jam krenar që i kam ndihmuar këta udhëheqës!

Ora 18:46
O’Brien: Marrëveshja mund të hapë rrugën për zgjidhje politike në të ardhmen

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien, i cili mori pjesë në takime, tha se marrëveshja mbi zgjerimin e lidhjeve ekonomike mund të hapë rrugën për zgjidhje politike në të ardhmen.

Ai gjithashtu njoftoi se do të njihen diplomat dhe licencat e Kosovës në Serbi dhe anasjelltas

“Fokusi sot është te normalizimi i marrëdhënieve ekonomike. Është një hap fantastik që ndërmorën njerëzit e Kosovës dhe Serbisë. Hapja e kufijve në vendkalimet për investime dhe njohja e ndërsjellë e diplomave dhe licencave që një dentist që është trajnuar në Kosovë të mund të punojë edhe në Kosovë. Janë hapa të mahnitshëm”.

Ora 18:38
Trump për marrëveshjen Kosovë – Serbi: Pakt historik që do të sjellë zhvillim

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka cilësuar marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë si pakt historik dhe që do të sjellë zhvillim ekonomik për të dy vendet.

“Është vërtetë historike”, tha Trump, teksa qëndronte përkrah dy udhëheqësve ballkanas te Zyra Ovale.

“Një ditë fantastike në një pjesë të mrekullueshme të botës. Kam kënaqësinë të njoftoj se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord që të normalizojnë marrëdhëniet ekonomike. Një pjesë shumë e rëndësishme, për të cilën kanë punuar prej shumë vitesh, dhjetëvjeçarë, në fakt, pas një historie tragjike e të dhunshme, dhe pas shumë vitesh me dështim negociatash.

Ora 18:23
Kryeministri Hoti: I hapëm rrugë njohjes së Kosovës nga Serbia

Kryeministri Hoti ka deklaruar pas takimit se marrëveshjet e nënshkruara i hapin rrugë normalizimit të marrëdhënieve.

Ai tha gjithashtu se nënshkrimi i marrëveshjes Kosovë- Serbi nuk është marrëveshje finale dhe se sot ‘i hapëm rrugë njohjes së Kosovës nga Serbia’

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit amerikan Donald Trump një paketë marrëveshjesh ekonomike që u nëshkruan

nga Kryeministri Avdullah Hoti dhe Presidenti Aleksandër Vuçiç.

Sipas mediave, marrëveshja e arritur sot është e karakterit ekonomik dhe nuk përfshin pikën e shumëpërfolur të njohjes reciproke.

Ora 18:20
Mediat në Kosovë: Marrëveshja me vlerë 13 miliardë dollarë

Sipas mediave, marrëveshja e arritur sot është e karakterit ekonomik dhe nuk përfshin pikën e shumëpërfolur të njohjes reciproke.

Gjithsesi marrëveshja nuk është bërë ende publike për median por ka informacione se në të nuk janë përfshirë disa çështje si të zhdukurit e luftës dhe kufijtë. Mediat në Kosovë thonë se bëhet fjalë për një marrëveshje ekonomike e cila përmban projekte të përbashkëta rajonale që prekin Kosovën e Serbinë me vlerë rreth 13 miliardë dollarë

Gjithashtu bëhet me dije se nuk do të jenë marrëveshje që do të nënshkruhen nga Serbia dhe Kosova, por do jenë marrëveshje që do të nënshkruhen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe si të tilla pritet madje që të mos kenë nevojë të vijnë për ratifikim në parlamentet respektive të Kosovës dhe Serbisë

Ora 18:16
Isa Mustafa: Kosova e bekuar me miqësinë me SHBA-të, kjo u dëshmua edhe sot me nënshkrimin e marrëveshjes

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes së negociuar nën drejtimin e Shtëpisë së Bardhë

Mustafa ka falënderuar Kryeministrin Hoti për këtë arritje të madhe në interes të Republikës së Kosovës, njofton Klan Kosova.

”Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo u dëshmua edhe një herë sot, me nënshkrimin e marrëveshjes së negociuar nën drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.
Si Kryetar i LDK-se, dëshiroj te falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sidomos Presidentin Tramp për angazhimin e tij në arritjen e marrëveshjes.
Po ashtu, përgëzoj Kryeminstrin Hoti dhe Qeverinë e Kosovës për këtë arritje të madhe në interes të Republikës së Kosovës. Kryeminstri dhe Qeveria, me maturi e përkushtim, në pak javë, arritën ta ribëjnë Kosovën partner të besueshëm të aleatëve tanë strategjikë, SHBA dhe BE, prandaj ky Kryeministër dhe Qeveria e tij meritojnë mbështetje në rrugëtimin që kanë nisur.
Faleminderit, President Tramp!”.

Ora 18:13
Izraeli njeh Kosovën shtet i pavarur! Hoti: Fola me Netanjahun, shpejt do ta hapim ambasadën tonë (VIDEO)

Presidenti amerikan, Donald Trump pas nënshkrimit të marrëveshjeve me Kosovën dhe Serbinë ka paralajmëruar vizitë në të dyja shtetet. Serbia dhe Kosova me ndërmjetësimin amerikan kanë normalizuar sot lidhjet ekonomike duke nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë

Gjithashtu, është bërë e ditur se Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Sipas kësaj marrëveshjes, siç shkruan Reuters, Serbia është zotuar se do ta zhvendosë ambasadën në Jerusalem dhe se Kosova dhe Izraeli janë dakorduar për normalizimin dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Presidenti Trump e ka quajtur këtë moment historik. “Me të vërtetë, është historike”, tha Trump, duke qëndruar përkrah dy udhëheqësve në Zyrën Ovale. “Unë pres të shkoj në të dy vendet në një të ardhme jo shumë të largët”, citohet të ketë thënë presidenti amerikan.

Kryeministri Avdullah Hoti tha se ka telefonuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahun në praninë e presidentit Donald Trump dhe se janë zotuar që pa humbur kohë të vendosin marrëdhëniet diplomatike. " Sapo të kthehemi në Prishtinë do të punojmë që sa më parë Kosova të ketë ambasadën në Izrael", tha Hoti.

Ora 18:09
Presidenti Thaçi për marrëveshjen në Washington: Faleminderit Amerikë, faleminderit President Trump 

Reagimi i poltë i Hashim Thacit

Faleminderit Amerikë, faleminderit President Trump 

Zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës, rritja e mirëqenies sociale për qytetarët, projektet infrastrukturore me kapital të madh, linjat ajrore, hekurudhore e autostradat, kanë qenë gjithmonë prioritet i shtetit të Kosovës, njësoj sikur edhe nevoja për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe kthimi individual i të gjithë të zhvendosurve në shtëpitë dhe pronat e tyre. Këto angazhime kanë pasur ndikime pozitive në tërë Ballkanin Perëndimor.

Shpreh konsideratën më të lartë për lidershipin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentin Trump, që sot arriti të materializojë përpjekjen për të arritur mirëkuptim mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë për të mirën e paqes, zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike.

E falënderoj edhe një herë Emisarin Special, Ambasadorin Grenell, për angazhimin e tij gjigant që ky proces të jetë produktiv, efikas dhe besoj edhe i implementueshëm.

Kosova beson në lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në vizionin e Uashingtonit, pasi gjatë gjithë historisë së Kosovës kjo i ka sjellë vetëm përfitime, si çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, themelimin e ushtrisë që do të përfundojë me integrimin në NATO, si dhe tash edhe zhvillim ekonomik.

Kosova tani duhet të vazhdojë të punojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për njohje të reja, që shteti ynë të konsolidohet plotësisht në rrafshin e brendshëm dhe ndërkombëtar.

Miqësia mes Kosovës dhe SHBA-së është e përjetshme. HTH

Ora 17:56
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere: Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord për normalizimin ekonomik

Në lidhje me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë ka reaguar në Twitter edhe zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere

”Donald Trump njofton se Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord për normalizimin ekonomik. Një marrëveshje tjetër historike e arritur nga ky President për ta bërë botën një vend më paqësor, më të begatë”, shkruan Deere.

Ora 17:46
Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjet me Amerikën

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje ndaras me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë kësaj ceremonie i pranishëm ka qenë presidenti amerikan, Donald Trump, i cili është bërë dorëzan i ujdive të nënshkruara nga Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Marrëveshja e arritur sot është e karakterit ekonomik dhe nuk përfshin pikën e shumëpërfolur të njohjes reciproke.

Gjithsesi marrëveshja nuk është bërë ende publike për median por ka informacione se në të nuk janë përfshirë disa çështje si të zhdukurit e luftës dhe kufijtë

Ora 17:45
Vuçiç dhe delegacioni serb shikojnë përmbajtjen e marrëveshjes para nënshkrimit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic dhe delegacioni i tij, kanë shkuar në Shtëpinë e Bardhë, ku pritet nënshkrimi i një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës, në prani të Presidentit të SHBA, Donald Trump.

Sipas mediave, takimi i cili pritej të mbahej në ora 17:00 akoma nuk ka filluar

Vuçic dhe ekipi i tij kontrolluan edhe një herë përmbajtjen e marrëveshjes, para se të nënshkruhej.

Kjo u bë e ditur me anë të një postimi në rrjetin social Instagram në faqen zyrtare të Vuçic

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/09/2020 07:08

    Kur t'ju dalin nga koka avujt e dehjes nga gezimi I firmosjes se marreveshjes,ne mengjes,do te shihni qe nuk ka asgje historike ketu,bile mund te thuash eshte 0-1 per Izraelin ,0-1 per Serbine,0.5-1 per U.S.A.Pse?-Po j'ua shpjegoj !Sipas nje artikulli te botuar te <<BLOOMBERG >>, me autore J.Sink dhe M.Winfrey (artikullin mund ta verifikoni) ,marreveshja detyron te zbatohen ne praktike marreveshjet e mepareshme per transporting, te firmosura mes paleve per autostradat,hekurudhen,etj.Kjo mund te ishte arritur qe me mini-Shengenin,pra nuk ishte e nevojeshme ndermjetesia e U.S.A.Serbia pranoi te ndale fushaten kunder Kosoves VETEM per nje vit,pra me pas mund ta rifilloje.Izraeli njeh Kosoven,kurse Serbia,Kosova duke hapur ambasadat ne Jeruzalem ,njohin automatikisht te drejten e tij mbi Jeruzalemin.Palet pranuan te marrin teknologjine G5 nga burime te sigurta,pra jo nga Kina, por nga SH.B.A.Ne marreveshje jane dhe disa hollesira te tjera te dores te dyte.Me terhoqi vemendjen deklarata e Vucicit qe paskesh thene qe marreveshjen e kishte firmosur me presidentin e SH.B.A.,jo me Kosoven ne vetvete.Pra marreveshja nuk eshte me aq rendesi,sa u trumbetua.Historike do te jete kur Serbia,Rusia,Kina do ta njohin Kosoven si shtet.Pse permenda Rusine dhe Kinen?-Sepse keto te dyja kane te drejten e vetos ne KS,qe ka rendesi,gjithashtu kane influence direkte e indirekte ne disa shtete te tjera te dores se dyte e te trete qe mund ta njohin Kosoven.

    Përgjigju
    • Bravo: 05/09/2020 09:57

      Mi more fjalet nga goja. Kjo marreveshje ka vetem nje fitues, ShBA. Serbia e kosovaduhet te kidhin zgjidhur vete problemet pa anerikanet. Marreveshje qe mund te rrezikoje (shpresoj te mos gabohem) futjen ne BE............por zuluve kshtu u pelqen:-sa ma e madhe rrena aq ma i madh ekzaltimi.

  • Ben: 05/09/2020 03:44

    Marrveshja nice.Por kur lexoj shumen 13 miliard $,e kuptoj qe eshte show.Keto jane shume pare per tu dhene kaq thjeshte.

    Përgjigju
  • Pyetja?: 05/09/2020 00:41

    Po nga pala Kosovaro-shqiptare kush e kontrolloi dhe pa me vëmendje Kontratën??!!

    Përgjigju
  • Genti: 05/09/2020 00:23

    Historike? Trumpit i duhen votat e te djathtes fetare ne zgjedhjet e nentorit. Per kete duhet te projektoje imazhin e nje lideri qe vendos paqen neper bote nepermjet forces sepse kjo eshte nje teme qe evangjeliket e kane shume per zemer. Marrveshja nuk zgjidh asnje mosmarrveshje, madje ca pjese jane qesharake fare. Por kjo nuk ka pike rendesie per Trumpin. Rendesi ka qe te hidhen firma dhe te shtrengohen duart ne zyren e tij teksa shkrepen foto.

    Përgjigju
  • Une: 04/09/2020 22:35

    Me keqardhje them..... Albin kush???

    Përgjigju
  • Une: 04/09/2020 19:39

    Sot rrine si moti ne shi te gjithe ata qe quajten Ramen e Hashimin tradhetare qe duan te shesin Kosoven apo planet imagjinare ne koken e tyre. Tani si te dhjere por krenare hyne ne shengenin rajonal.

    Përgjigju
  • altini: 04/09/2020 18:23

    po ai dru me pre ... rambo injoranti qe deklaron se do iki po u nen shkrua marreveshje cfar do beje tani? mjer kosova me kete debil e me ate tjetrin kurti qe sa e mori qeverine e humbi se jane tamam dru me pre dhe kujtojne se vendosin ata.....

    Përgjigju
  • nik: 04/09/2020 18:09

    Vec me shqiptaret me perpara nenshkruhen marveshjet dhe pastaj informohet populli. E quani ket demokraci?

    Përgjigju
    • Asd: 04/09/2020 19:47

      E keni fjalen qe te shkonte e gjithe Kosova ne Shtepine e Bardhe? Kane shkuar pra 20 perfaqsues nga cdo vend. Kane dijeni per zerat qe do te aprovohen, nuk jane bere te ditura disa detaje per arsye te mosdakordesise dhe ndryshimeve "po" apo "jo" sipas nxehtesise se temave. Eshte arritur nje akord i mire per te dyja palet, pasi kane pranuar bashkepunim me njeri tjetrin si vende te vecanta dhe te pavarura.pra eshte zgjedhur rruga dhe menyra graduale e progresit. Kjo do te lehtesonte kundershtimet e nacionalisteve te te dy kampeve. Fillim i mbare.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK