Nga ringu në sallon bukurie, boksierja algjeriane Imane Khelif ripostoi një videon në profilin e saj në Instagram, ku duket me një pamje tërësisht tjetër dhe mjaft të kuruar.
Të xhiruar në një qendër të famshme bukurie në Algjer, videoja tregon transformimin e saj pas kujdesit të flokëve dhe grimit.
Fillimisht Khelif me doreza boksi, më pas duke buzëqeshur me një fustan me lule, vathë dhe medaljen e artë të fituar në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 në qafë.
Imazhet shoqërojnë një koment të gjatë të pronares së dyqanit:
"Për të marrë medaljen Imane nuk kishte kohë për të humbur në sallone bukurie apo në pazar. Për mua ajo është një yll".