Boksierja e shumëpërfolur algjeriane, Imane Khelif do të luftojë të premten për medaljen e artë në boksin e femrave, në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Khelif është në qendër të publikut sportiv për shkak të akuzave të Federatës Ndërkombëtare të Boksit se nuk është femër, fitoi gjysmëfinalen e turneut olimpik në kategorinë deri në 66 kilogramë.
Algjeriania mposhti me vendim unanim të gjyqtarëve rivalen tajlandeze Janjaem Suëannapheng. Khelif do të luftojë për medaljen olimpike të premten mbrëma, ndërsa kundërshtarja e saj do të jetë Liu Yang nga Kina.
Imane Khelif wins again!!!! She's on to the gold medal match!!! LET'S GO!!! pic.twitter.com/0oG9suO8qn
— Alejandra Caraballo (@Esqueer_) August 6, 2024