Vijojnë polemikat në Lojërat Olimpike sa i përket dy boksiereve Imane Khelif dhe Lin Yun Ting, të cilat dyshohen se janë transgjinore. IBA (Shoqata Ndërkombëtare e Boksit) ka reaguar duke thënë se dyshja u testuan dhe nuk kaluan testimet për shkak të kromozomeve që i bëjnë të papërshtatshme për të garuar kundër femrave.

“Ne ndamë rezultatet laboratorike me IOC vitin e kaluar. Që nga viti 2022 ka pasur dyshime dhe shqetësime nga disa boksierë, kohë në të cilën kemi kryer analizat e gjakut dhe analizat gjinore për të dy boksierët Imane Khelif dhe Lin Yun Ting. Ne gjithashtu i kemi përsëritur analizat. në vitin 2023. Këto teste rezultuan se boksierët nuk i plotësonin kriteret e pranimit dhe për këtë arsye u përjashtuan nga Kampionatin Botëror”, tregon IBA.

Me këto fjalë, CEO i IBA, Chros Roberts, përsërit në një video-konferencë se dy boksierët “janë burra”. Nga ana e tij, Loannis Filippatos, ish-president i komitetit mjekësor të IBA dhe një gjinekolog, kritikoi IOC (Shoqata Olimpike) për përdorimin e pasaportave si një sistem për përcaktimin e gjinisë.

“Boksi është një sport kontakti. Nëse ka një disavantazh shumë të padrejtë, njerëzit mund të vdesin. Nuk është si sportet e tjera dhe kjo është arsyeja pse ne kemi procedura dhe rregulla”, shtoi ai.